top of page

Fëmija ka shenja të autizmit?

Ja si ta dalloni e Ç’duhet të bëni

Me dijen e përvojën time në vlerësimin dhe trajtimin e autizmit  do kuptoni si arrijnë të mësojnë fëmijët e do shihni fëmijën tuaj në potencialin e vet të plotë!

Çfarë thonë prindërit dhe profesionistët për mua

D. prind në Zvicër

  "Fillimi qe i vështirë kur fëmija im u diagnozua me autizëm,  por vendosa ti dal ball çdo sfide... për ta arrit qëllimin nuk u trishtova,     kam ecur shum rrug ku ma kan humbur shpresën, por un nuk e humba asnjëher, pasi kisha një ndjenj që Zoti do tmë takoj me njeriun e duhur

 Anjeza Dishnica fillova të hulumtoj pas shum kërkimeve fillova te marr kontakt me të... e kam pasur mbështetjen më të madhe jo vetëm për fëmijën edhe për mua si prind, më dha shum shpres dhe forc,  fëmija ka bër ndërhyrje intensive, ka filluar të nxjerr fjal dhe vazhdon të bej intensiv terapi, ka arritur të bëj disa kërkesa me ndihmën e madhe nga Anjeza dhe sot jemi duke u ngjitur aty ku fëmija duhet të jet."

Atixhe Sefa
“Anjeza i sheh fëmijët me syrin e mprehtë duke qenë e saktë dhe precize në definimin e zhvillimit të tyre, ndihmën e tyre në zhvillim dhe mbështetjen e prindërve.
Anjeza është më e madhe nga ajo që paraqitet, për të flasin sukseset jo ajo vetë!"

Dr. Irena pediatre Tiranë

“Anjeza, psikologia e dedikuar me kaq shumë përvojë dhe plot dashuri për punën me fëmijët.
Bashkëpunimi disavjeçar me të më ka bindur që ndërhyrja e hershme është zgjidhja për çdo prind që përballet me autizmin.”
Ina Veneti
“Për mua si terapiste viti 2015 ka qënë një trajnim shumë profesional nga Anjeza.  Profesioniste e papërsëritshme, me mjaft bagazh që asnjëherë nuk kursehet për të më orientuar për ta bërë punën në cilësinë e duhur.
Me plot bindje e them që është një nga më të mirat që kemi dhe kam fatin të punoj me të.”

K. prind në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

"Ndërhyrja e hershme terapeutike është begatia më e madhe që mundet ti ofrohet një femiu me spektër të Autizmit, këta fëmijë jan ëmbëlsira e familjes e unë jam e bekuar me të♥️."
Ilsa Mula

llsa Mula pediatre Tiranë

"Eksperiencë, etikë, profesionalizëm.
Një qasje shumë pozitive edhe nga pacientët që referojnë rezultate të shkëlqyera."
LB fansi i pare YouTube

A. prind në Gjermani

  "Para se të fillonim rrugëtimin me Anjezën isha jo mirë, gati në depresion.  Me djalin diçka nuk shkonte. Tejmase e brengosur, këtu në perëndim shqetësimet e mia nuk i merrnin parasysh fare. Kisha filluar të kërkoja zgjidhje jashtë shtetit e fatmirsisht vendosa të kontaktoja Anjezën.

   Telefonata e parë me qetësin,  profesionalizmin e butësin më dha njëfar qetësie. Besimi ish i madh edhe shpresa kisha shumë.

   Pas 1 viti terapi tash jemi shumë shumë mirë, djali flet, bën kërkesa, komente, shpreh dëshira, çdo ditë mëson gjëra të reja, poezi, këngë.

   Jemi faleminderues pafund juve Anjeza që tejkaluat dimensionet e profesionit tënd!"

Mami i Omer në Tiranë

"Anjeza ka qënë mbështetje shum e fortë për Omerin dhe për mua… shum e saktë në përshkrimin e problematikës dhe një punë kolosale që un gëzoj sot bashkë me tim bir.

Vërtet ndërhyrja e hershme jep rezultat kur bëhet nga profesioniste 🥰

E vetmja qe s’më ka bërë të ndihem keq për tim bir por të luftoj në max për shëndetin e tij mendor 🤗… u them të gjitha nënave ta pranojnë realitetin se vërtet puna e Anjezës është shum shum e sakt se e shoh çdo ditë te Omer… të duam shum!"

falenderim mami B
Fjalë zemre të mamit të B.
i trajtuar hershëm dhe sot burrë me shkollë

Anjeza Dishnica Psikologe M.A.Ed

  Me eksperiencë mbi 20 vjeçare për Autizmin:

  • Vlerësimi dhe trajtimi i fëmijëve 1 – 5 vjeç

  • Si të mësojmë dhe menaxhojmë fëmijë 6 – 18 vjeç

        

   Komunikoj shqip, frengjisht, anglisht, italisht dhe jam aktive në shqip                                

 anglisht ENG                                        

  frengjisht FRA

  • Facebook
  • Instagram
  • TikTok
  • Youtube
  • Facebook
  • Instagram
  • TikTok
  • Youtube
  • Facebook
  • Instagram
  • TikTok
  • Youtube

    Anjeza DISHNICA përfundoi studimet BA në psikologji në Universitetin e Tunisit në vitin 1999 dhe studimet Master kërkimor në Université de Rouen, Francë në vitin 2008 në shkencat e edukimit, me vlerësim maksimal

    Kontributi mbi 20 vjeçar i Anjezës ne fushën e trajtimit të fëmijëve me autizëm dhe çrregullime të zhvillimit fillon si psikologe kliniciste në Qendrën e Zhvillimit të Fëmijëve në Tiranë për të vazhduar me krijimin e Zyrës për Mbrojtjen dhe Trajtimin e Shëndetit Mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve

    Në vitin 2009 Anjeza emërohet drejtoresha e parë e Qendrës Rajonale të Autizmit "Fly for Life" krijuar nga Fondacioni Fëmijët Shqiptarë, dhe në vitin 2010 Anjeza themeloi Autizmi Albania, qendra e parë në Shqipëri që ofron vlerësim dhe trajtim terapeutik me metodën behaviorale (të sjelljes) me fokus ndërhyrjen e hershme

    Anjeza ka kontribuar në ngritjen e strukturave të para pluridisiplinare në Shqipëri dhe ka lektuar në Fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë, departamenti i psikologjisë

    Eksperienca klinike e Anjezës është pasuruar me trajnimet më të fundit mbi metodat dhe qasjet terapeutike behaviorale në Endicott College – Van Loan School of Graduate and Professional Studies, Massachusetts, në Universitetin e Kalifornisë – Davis, në Qendrën e Aftësisë së Kufizuar Douglas – Universiteti Rutgers, New Jersey

bottom of page