top of page
Writer's pictureAnjeza Dishnica ali

10,000 njerëz me autizëm do marrin pjesë në studimin më të madh në Mbretërinë e Bashkuar për autizmi


10,000 njerëz me autizëm do marrin pjesë në studimin më të madh në Mbretërinë e Bashkuar për autizmin!

Një projekt i ri ambicioz kërkimor nga Spectrum 10K, nis sot dhe do të studiojë 10,000 individë me autizëm, si dhe të afërm të tyre.

Spectrum 10K udhëhiqet nga studiuesit në Qendrën Kërkimore të Autizmit (ARC), Universitetin e Kembrixhit, së bashku me Institutin Wellcome Sanger dhe Universitetin e Kalifornisë (UCLA) dhe do të studiojnë sesi faktorët biologjikë dhe mjedisorë ndikojnë në mirëqenien e individëve me autizëm.

Në Mbretërinë e Bashkuar ka mbi 700,000 individë me autizëm. Niveli i mbështetjes së kërkuar nga ata ndryshon në mënyrë të konsiderueshme. Shumë njerëz me autizëm kanë probleme shtesë të shëndetit fizik siç është epilepsia, ose të shëndetit mendor si ankthi ose depresioni.

Është e paqartë se çfarë shkakton diversitetin brenda spektrit të autizmit ose pse disa njerëz me autizëm kanë rezultate më të mira se të tjerët. Projekti synon t'i përgjigjet këtyre pyetjeje dhe të identifikojë se cila mbështetje funksionon më mirë për secilin individ.

Profesori Simon Baron-Cohen, drejtuesi i Spectrum 10K dhe Drejtor i ARC, shpjegon: “Ekziston një nevojë urgjente për të kuptuar më mirë mirëqenien e individëve me autizëm. Spectrum 10K shpreson t'i përgjigjet pyetjeve të tilla si pse disa njerëz me autizëm kanë epilepsi ose rezultate të dobëta të shëndetit mendor dhe të tjerë jo."

Individë të të gjitha moshave, gjinive, etnive dhe kapaciteteve intelektuale do të marrin pjesë në studim. Informacioni i mbledhur nga pyetësorët dhe ADN –ja nga mostrat e pështymës, si dhe informacioni nga të dhënat shëndetësore do të përdoren për të rritur njohuritë dhe kuptimin e mirëqenies në autizëm. Rekrutimi për të marrë pjesë në studim është i hapur. Për t'u regjistruar, pjesëmarrësit duhet të vizitojnë www.spectrum10k.org

25 views

Recent Posts

See All

Comentários


bottom of page