A demtojne marredhenien me femijen kerkesat e shumta te terapise ABA?
- Anjeza Dishnica ali

- Nov 15, 2019
- 2 min read
Updated: May 6, 2021
Eshte e veretete qe programet ABA vendosin shume kerkesa ndaj femijes dhe eshte e vertete qe per te funksionuar mire nje program ABA duhet qe edhe prinderit te vazhdojne te vendosin pothuajse te njejtat kerkesa. Nese terapistet e bejne femijen ta kerkoje vete ujin, ndersa prindi ia ofron atij gati sepse nuk duron dot qe femija te mundohet, atehere femijes do t'i duhet me shume kohe per ta perdorur kete aftesi ne ambjente te ndryshme. Ky eshte nje shembull i thjeshte, por ka disa gjera te tjera qe do ju duhet t'ia kerkoni femijes per te cilat ai mund te reagoje me fort; duke qare, duke bertitur, duke goditur apo duke ikur me vrap. Keto jane sjellje ekstreme dhe nuk duhet te ndodhin shpesh, por nje nivel i caktuar i sjelljeve negative duhet te jene te pranishme dhe te mos shmangen, pavaresisht se eshte e veshtire qe prinderit te mos dorezohen dhe te mos bejne ate qe do femija per momentin. Ne kendveshtirm afatgjate, gjithesesi, eshte me e lehte per te dy (prindin dhe femijen) qe t'ju permbahen kerkesave dhe te nxitin te mesuarin sesa te pershtaten me deshiren e femijes per te mos ndryshuar. Kjo nuk vlen vetem per femijet me autizem; te gjithe prinderit e kuptojne se jeta shkon me mire nese ata insistojne qe femijet e tyre te mesojne si te pastrojne lodrat e tyre, si te sillen hijshem ne tavoline, si te qendrojne prane prinderve ne ambjente publike, edhe pse per te mesuar keto duhet te ushtrohet stres dhe presion mbi femijen. A e demton kjo marredhenjen tuaj afektive dhe te sigurt me femijen? Besimin dhe dashurine qe ndjeni per njeri-tjetrin ju dhe femija juaj e keni ndertuar nga mijera e mijera nderveprime pozitive, te suksesshme dhe zbavitese. Duhet shume mund per te prishur nje marredhenje te ndertuar keshtu. Te qenurit strikt kur eshte e nevojshme eshte rruga me e shpejte per tu shmangur nga sjelljet dhe situatat e padeshiruara, si dhe rruga me e mire per tek eksperiencat pozitive dhe te gezuara. Nuk ka zgjidhje te tjera; ju duhet te shtoni kerkesat ndaj femijes ndersa ai rritet. Eshte mire per te dy nese e ndihmoni ate te mesoje te jete i suksesshem, i pavarur, ne kontroll te vetes dhe te ambjentit dhe te afte per te marre kenaqesi nga vetvetja dhe te tjeret.
Pergatiti: Autizmi Albania



Comments