A ndikon raportin prind – femije kerkesat dhe aktivizimi i prindit ne procesin e nderhyrjes terapeutike? Si te menaxhohet kjo situate?
Fillimisht kur prindi hyn ne menyre aktive ne procesin terapeutik, femija reagon, pasi prindi fillon te ndryshoje qasjen ndaj tij dhe natyrshem femija reagon. Ne kete situate nuk duhe te dorezoheni, por te vazhdoni duke e ekspozuar femijen ngadale, mjaft ngadale ndaj frustrimit qe i shkakton qasja juaj. Sjelljet qe duhet te menaxhoni jane: - Te qarat - Refuzimet - Sjellje shmangese Si t’i menaxhoni: 1. Duke zgjedhur aktivitete qe femijes i pelqejne dhe duke e e perdorur kete aktivitet per ti dhene komanda te thjeshta qe lidhen me aktivitetin. 2. Duke perdorur objekte qe femijes i pelqejne dhe ju i perdorni per te mesuar aftesi te tilla si ”te shkembyerin”, “te treguarin me gisht”. 3. Te mos beni komente rreth sjelljes negative te femijes duke i thene: jo, mos qaj, mos bej keshtu, etj. pra mos i kushtoni vemendje sjelljes se tij, por mbani fokusin ne sjelljen qe duhet te beje, pra ajo cfare ju po i kerkoni. 4. Vendosni pritshmeri dhe qellime mjaft te vogla, duke e ndertuar raportin nderveprues dhe kerkues me femijen me hapa te vegjel 5. Jini te qendrueshem ne sjelljen tuaj dhe mos e lidhni punen tuaj me humorin e femijes, pra kur femija eshte disponibel ju e mbani gjate dhe kur femija nuk eshte disponibel ju e lini te largohet. Jo, ajo qe duhet te beni eshte te targetoni qarte dhe per cdo dite ate cka doni ti mesoni femijes me hapa te vegjel. 6. Mos e shnderroni diten me femijen tuaj ne kerkesa te pafundme, sepse ai do te shmanget dhe do te shfaqe sjellje nese e bombardoni me kerkesa. 7. Punoni me intervale te shkurtra dhe ne orare te caktuara me femijen dhe gjithashtu shfrytezoni cdo situate natyrale qe ndodh per ti mesuar dicka. 8. Mos e vini te perserise disa here te njejten gje, sidomos kur tashme ju ka treguar qe di ta beje. 9. Perforconi cdo perpjekje te tij sado te vogel per te bere apo arrire dicka. Pra kerkesat tuaja nuk e prishin raportin qe keni tashme me femijen nese femija ekspozohet me ngadale dhe ne nje terren te qendrimit pozitiv dhe pritshmerive reale per femijen.
Videon e plotë e gjeni në YouTube në kanalin Autism Albania! https://youtu.be/KmV6It6jqJg
Na ndiqni!
#AnjezaDishnica #autizem #AutizmiAlbania #NderhyrjeHershme #TerapiAba #spekter #NevojaSpeciale #asd #asperger #esdm #AutismAlbania #EarlyIntervention #AbaTherapy #spectrum #AutismAwareness #screening #SpecialNeeds #supervision #AutismeAlbanie #InterventionPrécoce #ThérapieAba #spectre #SensibilisationAutisme #dépistage #BesoinsSpéciaux #autismus #therapie
Comments