top of page
Writer's pictureAnjeza Dishnica ali

Alan Turing njeriu me autizëm që shkurtoi luftën me 2 vjet e shpëtoi 14 milionë jetë duke thyer kodi


Alan Turing njeriu me autizëm që shkurtoi luftën me 2 vjet dhe shpëtoi 14 milionë jetë duke thyer kodin ‘e pathyeshëm’ nazist Enigma në Luftën II Botërore.

Për mirë apo për keq, autizmi e bëri Alan Turing njeriun që ishte gjeniu shkencor, pionier i inteligjencës artificiale dhe babai i informatikës.

Turing jetoi në një kohë kur autizmi ishte i panjohur për shumicën e mjekësisë, e lëre më për të tjerët, ndaj ishte e pamundur që anglezi Turing të kishte një diagnozë zyrtare. Por ekspertët e sotëm që studiuan jetën e tij, arrijnë në të njëjtin përfundim: Alan Turing kishte autizëm.

Në punimin e tyre, Henry O'Connel dhe Michael Fitzgerald përdorën kriteret "Gildberg" për sindromën asperger - një grup prej 6 simptomash që duhet të jenë të gjitha të pranishme për të konfirmuar një diagnozë - ndërsa studiuan biografinë e Turing për të kërkuar faktorë që konfirmonin ose mohonin këtë diagnozë.

Ata arritën në përfundimin se Turing plotësonte të 6 kriteret: Dëmtim i rëndë në ndërveprimin reciprok shoqëror Interes i ngushtë gjithëpërfshirës Imponimi i rutinave dhe interesave (për veten ose të tjerët) Probleme komunikimi joverbal Probleme të të folurit dhe gjuhës Ngathtësi motorike

25 views

Comentarios


bottom of page