top of page

Autizmi dhe interesat e papërshtatshme me moshën: Një udhëzues për prindërit

Updated: May 6, 2021




Nuk është e rrallë që femijet apo personat me autizëm të kenë të ashtuquajtur interesa "të papërshtatshme me moshën": lodra të dashura, shfaqje TV, filma. Disa profesionistë të autizmit kane ngritur nje pikepytje mbi kete ceshtje. Dhe ndërsa ka sigurisht arsye për të nxitur interesa “të përshtatshme për moshën” tek fëmijët, adoleshentët dhe të rriturit në spektër, përpjekja për të shuar plotësisht këto interesa, duket si për mua ashtu edhe për avokatët e tjerë të autizmit, të jetë vetëm një përpjekje e pashëndetshme për të "normalizuar personat ne spekter”. Në eliminimin e këtyre interesave, a dëshirojmë vërtet ta ndihmojmë femijen apo personin me autizëm apo ka të bëjë me qetesine e vetvetes? Kjo lidhet me ate cka eshte e vlefshme per jeten e tyre apo ka të bëjë kjo me bërjen e tyre "neurotipike" për botën e jashtme? A ka të bëjë me atë që duam ne apo me ate cka deshirojne ata? Koncepti i përshtatshmërisë së moshës është subjektiv dhe arbitrar. Në fakt, është kaq e zakonshme që të rriturit dhe adoleshentët neurotipikë të kenë të ashtuquajturat "interesa të papërshtatshme me moshën". Të gjithë kemi interesat tona. Të gjithë kemi gjëra që i kemi dashur si fëmijë që ende i duam. Nëse interesat "e papërshtatshme me moshën" nuk ishin aq të zakonshme midis neurotipikëve, këto interesa janë një burim ngushëllimi për personat me autizëm. Në një botë të mbushur me konfuzion dhe mbingarkesë shqisore, ndërveprime rraskapitëse me të tjerët, personat me autizëm meritojnë të kenë gjëra që u japin atyre rehati. Nëse vërtet shijojnë diçka dhe nuk u shkakton atyre ndonjë dëm personal ose rrezik jete, ata nuk duhet të jenë në përputhje me standardet neurotipike në komoditetin e shtëpisë së tyre, ose të kalojnë kohën e lirë në një mënyrë "të pranueshme shoqërore" nëse ata nuk dëshirojne. Personat me autizëm meritojnë të jenë vetvetja. Ata meritojnë t’i duan gjërat në mënyrë të pabazuar. Si mund t’i ndihmoni te kene ekuiliber? - Prezantojuni interesa “të përshtatshme për moshën” sepse kjo zgjeron botën e fëmijës tuaj dhe inkurajon rritjen. Personat me autizëm kanë prirjen të lulëzojnë në njëmendësi dhe rutinë. Tërhiqini butësisht nga zona e tyre e rehatisë. Interesat "e përshtatshme për moshën" u japin atyre një pikë lidhëse me bashkëmoshatarët. Nëse fëmija juaj ka një interes që të tjerët ka të ngjarë të kenë, kjo është një pikë fantastike e të folurit dhe një mënyrë e shkëlqyeshme për të inkurajuar shoqërizimin dhe për të bërë miq. -Lëreni fëmijën tuaj të mbajë rreth publikut shenja të vogla të interesit të tyre me vete - një lodër të vogël që ata mbajnë në xhep, apo cdo gje tjeter qe u pelqen. -Mësojuni se ka një kohë dhe vend për gjithçka. Në të njëjtën mënyrë, mësojini fëmijës kur duhet ose nuk duhet të flase për interesin e tij. Për shembull, të flase për episodin e preferuar Barney është me mirë në shtëpi me miqtë dhe familjen, por jo në klasë ne oren e matematikes. Mund të jetë e vështirë dhe e pakëndshme që prindërit të shohin fëmijët e tyre adoleshentë dhe të rritur te kene interesa te “papershtatshme per moshen”, por prindërit nuk duhet te kene për qëllim t'i bëjnë fëmijët të jenë në përputhje ose "të shfaqen" neurotipikë. Prinderit duhet ti inkurajojne dhe mbeshtesin për të qenë personi më i mirë që mund të jenë. Kjo do të thotë t'i sfidosh dhe t'i shtysh ata të rriten dhe zhvillohen, por gjithashtu do të thotë t'i pranosh dhe t'i duash ashtu siç janë.

A.Stout

Pregatiti: Autizmi Albania

Comments


  • YouTube
  • TikTok
  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Anjeza Dishnica
inkubator mësimi

autizmi - ali

© 2020 by Anjeza Dishnica

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko Konsulte falas

Pyet për çdo gjë

Faleminderit per dergimin!

Do pergjigjemi sa me shpejt!

bottom of page