top of page

“Autizmi virtual” rrit ndjeshëm prevalencën e diagnozes së autizmit


“Autizmi virtual” rrit ndjeshëm prevalencën e diagnozes së autizmit

Studimet e reja kanë treguar se shumë fëmijë të vegjël të cilët kalojnë shumë kohë në tablet, celular, kompjutera apo TV kanë disa simtoma të quajtura si “autizëm”. Kur prindërit largojnë ekranet në pak muaj simtomat zhduken. Termi për këtë dukuri të re është quajtur “ autizmi virtual” ose autizëm i shkaktuar nga mjetet elektronike. Ky term është përdorur fillimisht nga psikologu rumun Dr Marius Zamfir. Cfarë po ndodh? Cfarë fshihet pas rritjes kaq të madhe të diagnozës së autizmit? Largimi i mjeteve elektronike nga jeta e fëmijëve të vegjël do të ulte rrezikun e tyre për autizëm apo do të ulte simtomat pasi ata të jenë diagnostikuar? Dy mjekë francezë Dr. Isabelle Terrasse dhe Dr. Anne-Lise Ducanda, kanë nxjerrë një video në internet të quajtur : “Screens: Danger for children from 0-4 years old”. Qëllimi i tyre është të ndërgjegjësojnë prindërit dhe profesionsitët rreth “autizmit virtual” dhe të propozojnë zgjidhje. Studimi i tyre u realizua tek fëmijët midis moshës 0-4 vjec të diagnostikuar me autizëm dhe të cilëve iu eleminua ekspozimi ndaj ekraneve. Sipas ketij studimi kur simtomat e autizmit zhdukeshin pas një muaji nga heqja e ekraneve kjo dukuri u quajt “autizmi virtual”. Sipas studimit ekranet e izolojnë fëmijën nga ndërveprimi njerëzor i domosdoshëm për zhvillimin e aftësive të gjuhës dhe komunikimit. Sipas persepktivës së autizmit virtual në vendet e paekspozuara ndaj revolucionit dixhital nuk ka këtë ekspozim ndaj diagnozës së autizmit sepse fëmijët e vegjël nuk janë të ekspozuar ndaj ekraneve. Nëse ekranet u hiqen disa fëmijëve me diagnozën e autizmit zhvillimi i trurit i rikthehet normalitetit. Fëmija fillon të luajë si më parë. Bazuar në disa studime të vogla në nuk mund të konkludojmë që kjo është e vërtetë për cdo fëmijë, por bazuar në disa studime rastesh klinike kjo është e vërtëtë për disa fëmijë. Edhe pse shkencëtarët nuk kanë gjetur ende asnjë lidhje gjenetike me autizmin, disa fëmijë janë të predispozuar për të zhvilluar simtomat e autizmit. Për prindërit të heqin ekranet nga fëmijët është të ndryshojnë stilin e tyre të jetës. Por kur prindërit ndryshojnë sjelljen dhe kalojnë më shumë kohë duke luajtur më fëmijën, efektet mund të jenë jashtëzakonisht të mira. Kjo është e vërtetë për cdo fëmijë. Nëse një fëmijë në risk për autizëm ose është diagnostikuar tashmë prindërit duhet të jenë të motivuar për të larguar ekranet për një muaj dhe të shohin rezultatet që ka dhënë.

Marilyn Wedge, PhD Pregatiti: Autizmi Albania

Comments


  • YouTube
  • TikTok
  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Anjeza Dishnica
inkubator mësimi

autizmi - ali

© 2020 by Anjeza Dishnica

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko Konsulte falas

Pyet për çdo gjë

Faleminderit per dergimin!

Do pergjigjemi sa me shpejt!

bottom of page