Autizmi zhvillohet ndryshe tek vajzat dhe tek djemtë
Nje studim I ri ka hedhur dritë mbi menyren se si shfaqet çrregullimi i spektrit autik në trurin e vajzave, duke bërë që shkencëtarët të paralajmërojnë se përfundimet e nxjerra nga studimet e kryera kryesisht tek djemtë nuk duhet të supozohet se vlejnë për vajzat. Studiuesit zbuluan se ekziston një ndryshim i rëndësishëm në gjenet dhe "barrën gjenetike" tek vajzat dhe djemtë. "Ky studim i ri na ofron nje kuptim te ri mbi autizmin gjerësisht duke zbuluar se mund të ketë shkaqe të ndryshme për djemtë dhe vajzat duke ndihmuar të kuptojmë heterogjenitetin brenda dhe ndërmjet gjinive ” shprehet Kevin Pelphrey, PhD , një ekspert i lartë i autizmit në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Virxhinias dhe Institutin e Trurit të UVA. Pelphrey dhe kolegët e tij zbuluan se ndryshimi midis vajzave me dhe pa autizëm nuk ishte i njëjtë me ndryshimin në tru që shihet kur krahason djemtë me dhe pa autizëm. Po kështu, kontribuesit themelorë gjenetikë ishin mjaft të ndryshëm. Vajzat kishin një numër shumë më të madh të varianteve të rralla të gjeneve aktive gjatë zhvillimit të hershëm të një rajoni të trurit pergjegjes per bashkëveprimin shoqëror dhe gjuhësor.)
#autizem #AutizmiAlbania #NderhyrjeHershme #TerapiAba #spekter #NevojaSpeciale #asd #asperger #esdm #AutismAlbania #EarlyIntervention #AbaTherapy #spectrum #AutismAwareness #screening #SpecialNeeds #supervision #AutismeAlbanie #InterventionPrécoce #ThérapieABA #spectre #SensibilisationAutisme #dépistage #BesoinsSpéciaux #autismus
Comments