top of page

Cfare aftesi te jetes se perditshme duhet te mesojne individet me autizem?

Updated: May 6, 2021




Pavaresisht nivelit te tyre konjitiv, individet me autizem kane veshtiresi me aftesite e jetes se perditshme dhe me krijimin e pavaresise gjat kryerjes se tyre. Ne shume raste verhen individe me autizem qe kane aftesi te mira ne shume fusha zhvillimi, por kane veshtiesi ne aftesite e pershtatjes. Aftesite e pershtatjes jane nje reflektim i menyres se si individet i aplikojne aftesite e tyre konjitive ne situata reale te jetes. Studimet tregojne se individet e spektrit autik kane aftesi pershtatjeje me te ulta krahesuar me aftesite e tjera konjitive te tyre. (Klin et al., 2007; Lee & Park, 2007; Mazefsky, Williams, & Minshew, 2007; Myles et al., 2007). Kjo do te thote se pavaresisht nivelit te mire te aftesive te femijes, ne duhet te fokusohemi ne edukimin e aftesive jetesore. Kur perzgjidhni cfare aftesi t’i mesoni femijes, eshte me shume rendesi qe objektivat te vendosen te individualizuar. Per te kontrolluar sa te individualizuara jane objektivat qe jane vendosur, beni disa pyetje: • A eshte aftesia qe po i mesojme femijes e arsyeshme per t’ia mesuar duke u nisur nga mosha e tij dhe nga mundesite e tij per ta pervetsuar kete aftesi? • A do te kete mundesine ta ushtroje ne ambjente te tjera me kalimin e viteve kete aftesi qe po i mesohet sot? Nese jo, cfare aftesi te tjera do t’i nevojiten me vone? • Nese eshte duke u ushtruar ne nje aftesi te jetes se perditshme, a mund te perfshihet ky objektiv edhe ne ushtrimin formal apo kurrikulen qe po ndjek femija juaj? Terapia e sjelljes konsiston ne nje sere strategjish qe ndihmojne aftesimin e femijes. Nje analize e mire e ndarjes se detyres ne hapa eshte nje nga strategjite qe percakton sakte se me cilin hap duhet filluar ushtrimi i ketyre aftesive. Per me teper, procedurat e drejtimit te sjelljes dhe kujdesi ne ofrimin e ndihmes te nevojshme dhe te mjaftueshme, ndihmojne ne mesimin e ketyre aftesive ne menyren e duhur dhe efikase. Po ashtu ne kete terapi, perzgjedhja e perforcuesve dhe menyra e perdorimit te tyre trajton problemet e motivimit dhe te perqendrimit te femijes Pergatiti: Autizmi Albania

Comments


  • YouTube
  • TikTok
  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Anjeza Dishnica
inkubator mësimi

autizmi - ali

© 2020 by Anjeza Dishnica

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko Konsulte falas

Pyet për çdo gjë

Faleminderit per dergimin!

Do pergjigjemi sa me shpejt!

bottom of page