top of page
Writer's pictureAnjeza Dishnica ali

Cfare e shkakton autizmin?


Disa studime kanë treguar që truri i femijëve me autizem eshte i “lidhur” ndryshe, volumi i lëndës së bardhë dhe lëndës gri të trurit të tyre ka ndryshime, pjesët e buta dhe të lakuara të trurit të tyre kanë ndryshime anatomike, përbërja kimike e trurit të tyre ka ndryshime, rrjeti lateralizues dhe neurotik trunor i tyre ka ndryshime

Kjo tregon që autizmi nuk është diçka që i ndodh dikujt, por është diçka me të cilën lind, siç lind me ndryshime të tjera, si ngjyra e lëkurës, forma e flokëve apo madhësia e hundës

Disa studime kanë treguar që lindjet e hershme (premature) mund të rrisin mundësinë e shfaqjes së autizmit më vonë në jetë, po ashtu edhe ndërlikimet gjatë lindjes si sepsis, vakuumi (thithja), dëmtimi trunor anoksik, etj.

Përdorimi i ilaçeve të caktuara nga nëna gjatë shtatzanisë mund të rrisë gjithashtu mundësinë e shfaqjes së autizmit më vonë në jetë te fëmija

Edhe mosha e vonë e babait dhe nënës mund të rrisë mundësinë e shfaqjes së autizmit më vonë në jetë te fëmija, sipas disa studimeve

Të gjithë këta faktorë rrisin incidencën nëse ekziston predispozita gjenetike për të zhvilluar autizëm

Autizmi mund të përshkruhet si spektri i sjelljeve njerëzore, i diktuar fuqishëm nga gjenetika dhe i ndikuar nga shtatzania, lindja dhe paslindja

Videon e plotë e gjeni në YouTube në kanalin Autism Albania! https://youtu.be/tZCkK6fxSq4

Na ndiqni!

62 views

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page