Cfare te bejme me nje femije me autizem qe eshte i ndjeshem ndaj veshjeve?
Fëmijët me Autizëm mund të kenë vështirësi në përpunimin e informacionit ndijor. Ata mund të jenë tepër të ndjeshëm ose aspak të ndjeshëm ndaj: zhurmave, dritave, levizjeve dhe prekjes. Shqisat e tyre (shikimi, dëgjimi, prekja, nuhatja, shija) mund të marrin shumë ose shumë pak informacion, duke ndikuar në sjelljen dhe emocionet e tyre. Prandaj edhe veshja mund të jetë irrituese për një fëmije te mbindjeshëm. Për më tepër, fëmijët me Autizëm nganjëherë mund të kenë vështirësi në rregullimin e temperaturës, domethënë ajo që ndihet e nxehtë ose e ftohtë për ju, mund të mos ndihet e pakëndshme për fëmijën tuaj, dhe anasjelltas.
Çfarë mund të bëni në shtëpi? Zgjidhni veshje të buta dhe zgjidhini rrobat pa etiketa ose hiqini ato. Mbuloni brezat elastike. Lani rrobat shumë herë për t'i zbutur ato përpara se t'i kërkoni fëmijës tuaj ta veshë. Merrni parasysh llojet e rrobave që fëmija juaj mund të tolerojë dhe cilat jo.
Zgjidhni përshtatjen e duhur! Merrni parasysh nëse fëmija juaj preferon veshje të ngushta apo veshje të gjera. Mos harroni për ndërresat! Çorapet që grumbullohen ose kanë qepje të trasha rreth gishtërinjve, ose mbathje me elastik të ekspozuar rreth këmbëve mund të bëhen të pakëndshme. Përdorni aromë dhe detergjent kimik pa aroma te forta. Lëreni fëmijën tuaj të ketë një farë kontrolli në procesin e veshjes duke I dhene mundesi te zgjedhe. Kini gjithashtu parasysh nëse fëmija juaj ndjen temperaturë të ndryshme nga ju
Eshtë e rëndësishme të mbani mend se çdo fëmijë është i ndryshëm dhe disa nga këshillat e mësipërme mund të mos funksionojnë për te gjithe fëmijët.
Pregatiti: Autizmi Albania Acornautism.co
#autizem #AutizmiAlbania #NderhyrjeHershme #TerapiAba #spekter #NevojaSpeciale #asd #asperger #esdm #AutismAlbania #EarlyIntervention #AbaTherapy #spectrum #AutismAwareness #screening #SpecialNeeds #supervision #AutismeAlbanie #InterventionPrécoce #ThérapieABA #spectre #SensibilisationAutisme #dépistage #BesoinsSpéciaux #autismus
Comments