top of page
Writer's pictureAnjeza Dishnica ali

Disiplina, nje mundesi per te menaxhuar sjelljen

Updated: May 6, 2021


Disiplina, nje mundesi per te menaxhuar sjelljen

Disiplina është një nga mënyrat më të rëndësishme që të gjithë prindërit mund t'u tregojnë fëmijëve të tyre se i duan dhe kujdesen për ta. Menaxhimi i sjelljes nuk ka të bëjë aspak me ndëshkimin ose demoralizimin e fëmijës, por me edukimin e tij.

Jini i qendrueshem sepse të gjithë fëmijët, pavarësisht nga nevojat dhe aftësitë e tyre, duhet ta kene këtë qëndrueshmëri qe te ndjehen te sigurte.

Mësoni rreth gjendjes së fëmijës suaj dhe pyesni për çdo gjë që nuk e kuptoni. Flisni me personat qe kujdesen per fëmijën dhe prindër të tjerë që kanë te njejten problematike per të kuptuar nëse sjellja sfiduese është tipike apo ka të bëjë me sfidat e tij individuale.

Përcaktoni pritshmerite dhe mbani nje plan te thjeshte per te menaxhuar sjelljen.

Përdorni shpërblimet per sjellje te mire dhe pasojat natyrore per sjellje te keqe. Për shembull, një fëmijë me autizëm që pëlqen të qendroje vetëm mund të mos i jepni "time out" sepse kjo konsiderohet nje shperblim, por në vend të kësaj, hiqni një lodër të preferuar duke e privuar.

Injorimi aktiv është një pasojë e mirë për sjelljen e gabuar që synon të tërheqë vëmendjen tuaj. Mos shpërbleni sjelljen e keqe me vëmendjen tuaj (qofte edhe vëmendje negative, si qortimi ose bërtitja).

Përdorni mesazhe të qarta dhe të thjeshta, nje gjuhë verbale dhe vizuale të thjeshtë, të qartë dhe të qëndrueshme. Lavderojeni dhe sigurohuni që ta vlerësoni dhe shpërbleni për përpjekjet, si dhe për suksesin.

Besoni tek fëmija dhe vazhdoni te inkurajoni cdo perpjekje. Mos u dorezo!

25 views

Recent Posts

See All

Commentaires


bottom of page