top of page

Dita e pare e shkolles per femijen tuaj me autizem: Cfare duhet te dini?

Updated: Apr 10, 2020




Dita e parë e shkollës për çdo fëmijë mund të jetë plot ankth dhe të panjohura. Sidomos për një fëmijë me autizëm. Prindërit jane te ndjeshem ndaj ketyre ndjesive pasi është një hap i madh për të gjithë familjen. Ka shumë gjëra që duhet të mbani mend kur te dërgoni fëmijën tuaj në shkollë pasi kjo do t’ju ndihmojë te menaxhoni ndjesite e mësipërme dhe do ta bëjë tranzicionin sa më të qetë.

1. Për të zbuluar se çfarë është në dispozicion në shkollën ku planifikoni të dërgoni fëmijën tuaj, planifikoni një vizitë dhe bëjini shumë pyetje administratorëve, mësuesve, terapistit dhe prindërve të tjerë. Pyetni cilat jane metodat e ndryshme të të mësuarit. Gjeni mësues qe kanë fleksibilitet kur bëhet fjalë për të ndihmuar fëmijët me menyra të ndryshme të të mësuarit në mënyrë që të kuptojnë se çfarë po mësohet.

2. Gjithmonë përqendrohuni te aftesite pozitive, veçanërisht në aftësitë që zoteron femija juaj.

3. Gjeni një grup mbështetës duke kontaktuar prindërit e tjerë që janë në të njëjtën situatë si ju. Ndani triumfet dhe dështimet tuaja. Ju mund të zbuloni se nuk jeni vetëm në këtë drejtim dhe se prindërit e tjerë kanë të njëjtat frikera dhe ankth që keni ju.

4. Dërgoni një permbledhje të fëmijës tuaj tek administratorët, mësuesit dhe terapistët. Kjo do t'i japë njohuri stafit dhe administratorëve për fëmijën tuaj. Rendisni interesat dhe gjërat e fëmijës që e bëjnë atë të ndryshëm nga te tjeret. Gjithashtu rendisni disa fjalë që pershkruajne fëmijën tuaj, si dhe vështirësitë që ka. Rendisni detyrat qe ka pasur vështirësi në te kaluaren por qe tashme i zoteron. Keto njohuri e ndihmojne stafin te mireprese femijen tuaj dhe e bën tranzicionin shumë më të lehtë për fëmijën dhe për ju.

5. Përgatitni fëmijën gjatë verës duke zgjedhur aktivitete që përputhen me nivelin e tij. Perfshijeni fëmijen në një aktivitet që do të ndërtojë vetëvlerësimin.

Eshte e rëndësishme të mbani mend se fëmijët me nevoja të veçanta nuk perfundojne nje detyre me qëllim. Ndonjëherë ata kanë probleme gjatë kryerjes së një detyre sepse kanë shumë energji ose ndjehen të irrituar dhe nuk mund të kryejnë detyrën në atë moment. Jini të durueshëm dhe tregojuni se jeni krenare për përpjekjet e tyre. Një nga gjërat më të rëndësishme për t'u mbajtur mend në lidhje me të gjithë fëmijët është se ata duan të ndjehen të vlefshëm dhe të kënaqin ty si prind.

Gjithmonë inkurajojini! Në përgatitje të shkollës, punoni për detyrat që fëmija juaj shkëlqen dhe komunikojeni këtë me stafin e shkollës. Sigurohuni që çfarëdo aktiviteti që ju zgjidhni të përputhet me nivelin e fëmijës tuaj.

Gjithmonë mbani një shënim të arritjeve të fëmijës tuaj. Ju do të përdorni atë listë më shumë sesa mund ta imagjinoni. Bëhet fjalë për të komunikuar me një mësues, terapist ose një mbikëqyrës të veprimtarisë jashtëshkollore. Kjo do të zvogëlojë çdo ankth që fëmija juaj mund të ndiejë për të shkuar në shkollë, si dhe çdo ankth që ndjeni ju si prind.

6. Nëse ka nevojë për dietë ose medikamente, sigurohuni që e keni komunikuar këtë me mësuesin e fëmijës tuaj si dhe administratën. Ndoshta fëmija juaj ka nevojë për një vend më të qetë për të ngrënë drekë pasi ambjente te tilla jane jashtëzakonisht te zhurmshëm dhe me një stimulim të madh.

7. Komunikimi është thelbësor për fëmijën tuaj. Meqenëse shumë fëmijë nuk mund të tregojne per aktivitetet e dites, ju duhet të keni procedura për të zbuluar se çfarë dite ka pasur. Një regjistër komunikimi është një mënyrë perfekte për të adresuar këtë. Jo vetëm që lejon që prindi të komunikojë me shkollën, por krijon një nivel të lartë të përgjegjshmërisë.

8. Pas ditës së parë të fëmijës suaj, sigurohuni ta uroni dhe t’i tregoni sa krenar jeni. Gjithmonë, mbani hapur linjat e komunikimit midis vetes, stafit dhe administratorëve.

9. Më e rëndësishmja eshte të keni një vit të shkëlqyeshëm shkollor. Fëmija juaj ka shumë arritje në rrugën e tij. Mos kini frikë se kush është fëmija juaj dhe çfarë mund të sjellë ai në këtë botë. Lëreni fëmijën tuaj të shkëlqejë, nxiteni dhe vlerësoni cdo arritje sepse eshtë e merituar!

Ilene B.Miller

Pregatiti: Autizmi Albania

Comments


  • YouTube
  • TikTok
  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Anjeza Dishnica
inkubator mësimi

autizmi - ali

© 2020 by Anjeza Dishnica

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko Konsulte falas

Pyet për çdo gjë

Faleminderit per dergimin!

Do pergjigjemi sa me shpejt!

bottom of page