top of page
Writer's pictureAnjeza Dishnica ali

Efikasiteti i terapise


Terapia e sjelljes ose siç njihet terapia ABA e bazuar në analizën e aplikuar të sjelljes, duket të jetë trajtimi më efikas për fëmijët me çrregullime të spektrit të autizmit

Terapia ABA është e fokusuar në të mësuarit, në forcimin e sjelljeve pozitive, në reduktimin e sjelljeve negative, shmangëse dhe sfiduese të fëmijës. Studimet tregojnë se kjo terapi sjell efekte të konsiderueshme në zhvillimin e aftësive të komunikimit, aftësive sociale dhe të sjelljes te fëmijët

Ndërsa terapia është e dobishme për të gjithë fëmijët me autizëm, nuk ka një qasje të vetme për të gjithë, që do të thotë që efektiviteti i trajtimit ndryshon nga njëri fëmijë te tjetri

Ndërhyrja e hershme është shumë më efektive në përmirësimin e rezultateve te fëmijët me autizëm

Sa më herët të fillojë ndërhyrja, aq më të mëdha janë shanset për rezultate pozitive për sa i përket koefiçentit të inteligjencës, aftësive gjuhësore dhe ndërveprimit social

Efektiviteti i trajtimit varet nga njëri individ te tjetri, trajtimi i personalizuar që aplikohet dhe aftësitë e profesionistëve që ofrojnë trajtimin

Ndërhyrja e hershme dhe qasjet e individualizuara nga profesionistë me shumë eksperiencë janë faktorët kyç në maksimizimin e efektivitetit të trajtimit të autizmit nëpërmjet metodës ABA


Na ndiqni në YouTube në kanalin Autism Albania! https://youtu.be/4xWOiJn7sNs

59 views

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page