top of page
Writer's pictureAnjeza Dishnica ali

Ekolalia: Femijet fillojne te thone tinguj, vokale dhe fjale duke imituar vokalisht ate çka degjojne


Ekolalia Femijet fillojne te thone tinguj, vokale dhe fjale duke imituar vokalisht ate çka degjojne. Femijet me crregullim te spektrit te autizmit shpesh thone tinguj, rrokje apo fjale duke imituar apo perseritur ate çka degjojne.

Kjo eshte nje faze e cila e ndihmon femijen dhe eshte hapi i pare drejt gjuhes se folur.

Ne kete faze te pare shpesh femijet me autizem qendrojne gjate, nuk e tejkalojne, perserisin gjithçka qe degjojne, p.sh thone uje kur degjojne uje, por nuk thone uje kur duan uje apo kur e shohin ujin.

Per te kaluar nga imitimi vokal ne gjuhe verbale, pra ne emertim duhet te beni disa hapa: - Te perdorni objekte qe femija i pelqen, pra perforcues; - Emertoni objektin/ prisni qe femija ta imitoje /qendroni pak sekonda qe ta inicioje vete emertimin dhe jepini objektin; - Mbani shenim per çdo dite ato qe ka imituar dhe ato qe ka emertuar, me qellim qe te shihni ecurine dhe diten tjeter objektet e emertuar te targetohen ne emertim dhe jo ne imtim vocal.

Nje faze e dyte e ekolalise eshte kur femija vazhdon ta perdore ekolaline si nje menyre per te rritur repertorin verbal. Ai meson duke iu bere pyetje.

Ne kete faze, ekolalia tregon qe femija nuk e kupton ate çka e pyesni, ose pergjigjet ne te njejten forme qe e keni mesuar duke iu pergjigjur pyetjes. Per te menaxhuar kete ekolali, duhet qe te mos i pyesni femijet vazhdimisht, por ti ftoni te komentojne, te tregojne. Kjo behet nepermjet modelimit verbal. Per kete duhet te perdorni libra te thjeshte, imazhe te veprimeve, imazhe te situatave te ndryshme, pra mbani suportin vizual per te punuar me femijen.

Videon e plotë e gjeni në YouTube në kanalin Autism Albania! https://youtu.be/9Ts7OR7ZGVc

Na ndiqni!

70 views

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page