Foshnjat me autizëm buzëqeshin më pak në moshën 1 vjeçare
- Anjeza Dishnica ali
- Mar 23, 2021
- 2 min read
Updated: May 6, 2021
Foshnjat me autizëm buzëqeshin më pak në moshën 1 vjeçare
Për foshnjat që nuk mund të flasin ende, buzëqeshja është thelbësore. Ajo percjell gjendjen emocionale dhe mirëqenien e një foshnjeje dhe mund të ndihmoje në tërheqjen e vëmendjes dhe kujdesit. Një studim i ri raporton se në kohën që ata mbushin 1 vjeç, foshnjat që diagnostikohen më vonë me autizëm buzëqeshin më rrallë sesa ata që nuk zhvillojnë kete çrregullim. Kjo tregon që buzëqeshja e reduktuar mund të jetë një tregues i hershëm i riskut per autizem. Siaps nje studimi te botuar në Journal of Abnormal Child Psychology, studiuesit ekzaminuan 22 foshnje tipike në zhvillim pa histori familjare të autizmit dhe 44 vëllezër e motra të fëmijëve me çrregullim. Kohëzgjatja mesatare e buzëqeshjes së çdo fëmije u rrit me moshën, por nuk ndryshonte shumë midis grupeve në çdo moment. Frekuenca e buzëqeshjes gjithashtu u rrit me moshën, por ne 12 muaj foshnjat me autizëm buzëqeshën më rrallë se fëmijët e tjerë në studim. Në 18 muaj, foshnjat më vonë të diagnostikuara me autizëm vazhduan të buzëqeshnin më pak se vëllezërit e motrat e tjerë. Në përgjithësi, zbulimet pajtohen me provat në rritje se fëmijët me autizëm buzëqeshin më pak gjatë dy viteve të para të jetës sesa femijet tipike. Studimi i ri gjithashtu perdori një standard më rigoroz se studimet e tjera qe perdornin video në shtëpi për të parë se sa shpesh fëmijët me autizëm buzëqeshin. Videot në shtëpi janë problematike sepse prindërit kanë tendencë të bëjnë regjistrime kur fëmijët e tyre janë të lumtur, vërejnë studiuesit. Ndaj ky studim i ri përdori një model vezhgimi më të fortë duke vlerësuar foshnjat në më shumë se një moment dhe në një mjedis të kontrolluar. Rezultatet e ktij studimi jane te rëndësishme sepse klinicistët mund të identifikojnë ato fëmijë të vegjël që më vonë do të zhvillojnë autizëm. #autizem #AutizmiAlbania #NderhyrjeHershme #TerapiAba #spekter #NevojaSpeciale #asd #asperger #esdm #AutismAlbania #EarlyIntervention #AbaTherapy #spectrum #AutismAwareness #screening #SpecialNeeds #supervision #AutismeAlbanie #InterventionPrécoce #ThérapieABA #spectre #SensibilisationAutisme #dépistage #BesoinsSpéciaux #autismus
Comments