top of page
Writer's pictureAnjeza Dishnica ali

I riu me autizëm thyen rekordin botëror të Kubit të Rubikut


Max Park 21 vjeç nga Kalifornia vendosi rekord të ri prej 3.13 sekondash në një aktivitet të Shoqatës Botërore të Kubit në Long Beach, Kaliforni, më 11 qershor "Gjithmonë e kemi ditur që ai do ia dilte" tha babai i tij

Park edhe pse me autizëm, ka konkurruar në garat e kubit që kur ishte 10 vjeç. "Në fillim nuk e kuptuam se sa i mirë ishte" tha babai i Max

Max Park u diagnostikua me autizëm në moshën 2 vjeç dhe si fëmijë i vogël "gjithmonë kishte probleme" me forcën e gishtit

Mamaja i dha kubin e Rubikut duke besuar se mund ti përmirësonte aftësitë motorike

Talenti i natyrshëm i Max lulëzoi, edhe aftësitë e tij sociale, pasi filloi të hynte në gara

"Ai gjeti grupin tij të njerëzve. Ai po komunikonte dhe ishte i emocionuar" tha i ati

Max Park fitoi Kampionatin Botëror të Kubit të Rubikut 2017 dhe Kupën e Botës Red Bull Rubik 2021 Netflix shfaqi për të në 2020 dokumentarin "The Speed Cubers"

Si prind fëmije me autizëm, Schwan Park inkurajon prindërit që të identifikojnë një pasion për fëmijët e tyre duke provuar shumë gjëra, se s’i dihet ç’qëllon

34 views

Comments


bottom of page