top of page
Writer's pictureAnjeza Dishnica ali

Identifikimi i crregullimit gjuhesor tek femijet me autizem


Identifikimi i crregullimit gjuhesor tek femijet me autizem

Shpesh eshte e veshtire per prinderit te percaktojne nese femija i tyre ka nje vonese te gjuhes apo thjesht eshte “ i ngadalte per te folur”. Shume prinder jane te pasigurt nese vezhgimet e tyre tregojne nje vonese thelbesore te gjuhes apo paraqesin nje zhvillim te vonshem te gjuhes qe eshte tipike per shume femije. Kur prinderit fillojne te shqetesohen rreth zhvillimit te gjuhes jane te pasigurt si te gjejne nje asistence profesionale. Shpesh ata referohen ne historite qe kane degjuar nga te aferm te tyre per femije te cilet kane folur vone ne 3-4 vjec dhe kane qene te sukseshem ne gjuhe. Kjo situate eshte e komplikuar per vete faktin se disa femije me vonese te gjuhes mund te zhvillojne nje menyre atipike te gjuhes ( crregullim i spektrit autik). Si pasoje, nese nuk ka tregues te tjere te voneses se zhvillimit prinderit presin duke “shpresuar me te miren” per femijen e tyre. Kur shqetesimet e prinderve rreth zhvillimit te gjuhes behen shqetesuese prinderit referohen tek mjeket pediater. Edhe pse ka nje fushate te tere ndergjegjesimi mbi crregullimet lidhur me gjuhen shpesh profesionistet thjesht monitorojne zhvillimin e femijes pa raportuar probleme derisa femija qartazi nuk e zhvillon gjuhen ne menyre tipike. Kjo situate konfirmohet nga prinderit e femijeve me autizem (Chatherine Maurice 1996) sipas te cileve ka rezultuar se “pediatret nenvleresojne problemin derisa problematika e femijes regreson deri ne ate pike qe neurologu, psikiatri, ose psikologu konfirmojne perfundimisht friken tone”. Keshtu prinderit e femijeve me vonese te gjuhes konsultohen me nje numer te madh profesionistesh para se te marrin nje mendim te qarte per vonesen e gjuhes se femijes se tyre. Gjate kesaj periudhe te mbledhjes se informacioneve humbet nje periudhe e vlefshme gjate se ciles nuk ka pasur asnje plan nderhyrjeje. Per me teper keta prinder ndihen te pasigurt si tu mesojne femijeve aftesite e nevojshme dhe mund te deshtojne nga frika se po e perkeqesojne problemin. Sapo natyra e voneses fillon te shpaloset duhet te percaktohet se si mund te ndihmohet femija per te arrire gjuhen. Ne shume situata femija perfiton nga nderhyrja e hershme me nje specialist te fushes. Megjithate disa femije jane te veshtire per tu motivuar qe te marrin pjese ne sesione trajnimi te gjuhes, disa te tjere shfaqin mangesi per te ndjekur komanda, te tjere perfshihen ne sjellje shqetesuese kur tentohet qe ata te marrin pjese ne situata te te mesuarit. Shpesh prinderit jane te pasigurt nese femija kupton cfare po i kerkohet, ndaj ata nuk e dine se cfare do te duhet te benin per t’i mesuar atij nje aftesi. Eshte e veshtire t’i kerkohet femijes te beje dicka per te cilen prindi nuk eshte i bindur se femija “di si ta beje”. Cdo femije eshte nje individ unik. Eshte shume e rendesishme qe te percaktohet nje nderhyrje e cila i pergjigjet direkt nevojave te femijes. Prinder dhe eduaktore duhet te njohin metodat me efikase per te zhvilluar aftesite e gjuhes tek femija dhe te dine se si duhet te nderhyjne per te parandaluar dhe reduktuar sjelljet shqetesuese. Per t’iu pergjigjur nevojave individuale te femijes eshte tashme e qarte se vleresimi specifik dhe te mesuarit e aftesive te gjuhes duhet te kryhen qe ne moshe te hershme nga profesionsite qe punojne me femije me problematika te gjuhes dhe zhvillimit.

19 views

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page