top of page

INJORONI FJALIMET, VOKALIZIMET, TE QESHURAT DHE VEPRIMET PA KUPTIM TEK FEMIJET ME AUTIZEM

Updated: May 6, 2021




Shpesh femijet me autizem qeshin me ze te larte apo flasin skenare filmash vizatimore ne situata qe nuk lidhen me kontekstin. Reagimet qe marrin ata nga mesuesit apo familjaret ne te shumten e rasteve jane “ cfare ka per te qeshur kaq shume? ” ose fillojne qeshin me ta duke menduar se keshtu do te krijojne nje nderveprim me ta. Perkundrazi, keto lloj reagimesh jo vetem qe nuk krijojne nderveprim me femijen me autizem, por i perforcojne ne maksimum sjelljet e tyre te pakuptimta. Kini parasysh se ju duhet te evidentoni sjelljet e deshirueshme qe doni te perseriten dhe te injoroni ato te papershtatshmet qe doni qe te nderpriten. Ju duhet t’i mesoni nje femije me autizem cfare eshte gjuhe e pershtatshme dhe cilat jane veprimet e pershtatshme qe lidhen me situaten ku ata ndodhen. Te gjitha sjelljet e tjera qe nuk kane lidhje me situaten konkrete, injorojini dhe ketu hyjne: sjelljet vetestimuluese, ekolalia, fjale jashte kontekstit, britmat, veprime te cuditshme etj. Nje nga kurthet tek te cilat bien mesueset apo familjaret e femijeve me autizem eshte pikerisht ky, perforcimi i te folurave, pavaresisht se jane pa kuptim, sepse e mendojne si nje mundesi per te inkurajuar komunikimin. Gjithesesi beni kujdes qe te perforconi vetem sjelljet qe lidhen me kontekstin. Ne te kundert, nese ju perforconi cdo te folur, do te shtoni shume e me shume fjalet pa lidhje me situatat sepse femija e kupton se ashtu merr vemendjen tuaj.

Pergatiti: Autizmi Albania

Comments


  • YouTube
  • TikTok
  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Anjeza Dishnica
inkubator mësimi

autizmi - ali

© 2020 by Anjeza Dishnica

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko Konsulte falas

Pyet për çdo gjë

Faleminderit per dergimin!

Do pergjigjemi sa me shpejt!

bottom of page