Studiuesit e Universitetit të Louisville zhvilluan një sistem AI thuajse perfekt diagnostikimi të autizmit tek fëmijët e vegjël, duke përdorur skanime të specializuara DT-MRI të trurit
Algoritmi identifikon zonat e devijimit për të diagnostikuar nëse dikush është autik apo neurotipik, npm një teknike të veçantë që zbulon sesi uji lëviz nëpër tru përgjatë atyre që njihen si "gjurmë të lëndës së bardhë"
AI izolon imazhet nga skanimet DT-MRI dhe shikon shënuesit që zbulojnë nivelin e lidhjes midis zonave të trurit, ndërsa algoritmi krahason modelet në trurin e fëmijëve me autizëm me ato të trurit të zhvilluar normalisht, duke kapur lidhjet anormale që çojnë në simptomat që fëmijët me autizëm kanë shpesh, si dëmtimi i komunikimit social dhe sjelljet e përsëritura
Studiuesit testuan metodën me 226 fëmijë 24 – 48 muajsh, ku 100 po zhvilloheshin normalisht ndërsa 126 ishin të prekur nga autizmi
AI ishte 97% e saktë në zbulimin e rasteve reale të autizmit dhe 98% e saktë në identifikimin e fëmijëve që nuk kishin autizëm, me saktësi të përgjithshme 98.5%
Zbulimi i hershëm të autizmit tek foshnjat pa mbushur 2 vjeç mundëson ndërhyrjen e hershme terapeutike që 2 vjeç që çon në rezultate më të mira
Aktualisht, më pak se gjysma e fëmijëve me autizëm marrin vlerësim zhvillimi deri në moshën 3 vjeç ndërsa 30% e atyre që plotësojnë kriteret për autizëm nuk diagnostikohet deri në moshën 8 vjeç sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA
Na ndiqni dhe në https://youtu.be/vJYzfurB9Fg
#AnjezaDishnica #autizem #AutizmiAlbania #NderhyrjeHershme #TerapiAba #TrajnimiPampers #spekter #NevojaSpeciale #asd #asperger #esdm #AutismAlbania #EarlyIntervention #AbaTherapy #spectrum #screening #SpecialNeeds #supervision #PottyTraining #AutismAwareness #AutismeAlbanie #InterventionPrécoce #ThérapieAba #spectre #SensibilisationAutisme #dépistage #BesoinsSpéciaux #autismus #therapie
Comentários