Kufizimi i kohës para ekranit tek foshnjat mund të ulë rrezikun e çrregullimit të spektrit të autizmit, zbulon studimi
Fëmijët e vegjël meshkuj që shikonin më shumë televizor në moshën 1-vjeçare kishin më shumë gjasa të diagnostikoheshin me çrregullime të spektrit të autizmit (ASD) në moshën 3-vjeçare, krahasuar me ata që nuk kaluan kohë para ekranit, sipas një studimi të fundit japonez në shumë vende të botuar në JAMA Pediatrics.
Ekipi ekzaminoi 84,030 gra shtatzëna në Japoni të përshtatshme për t'u analizuar. Në moshën 3 vjeç, 0.4% e fëmijëve, ku treçereku i tyre ishin djem, u diagnostikuan me spektër të autizmit ASD, duke vënë në dukje se përqindja e fëmijëve autikë u rrit me shtimin e kohës para ekranit, duke zbuluar se djemtë kishin 3 herë më shumë gjasa për t'u diagnostikuar me ASD sesa vajzat.
Edhe pse si djemtë dhe vajzat kishin kaluar të njëjtën sasi kohe para ekranit, studimi vërejti lidhje midis kohës së ekranit dhe ASD tek djemtë, por jo me vajzat.
“Gjithnjë e më shumë prindërit po përdorin celularë dhe tabletë për të rritur fëmijët e tyre”, tha autori kryesor Megumi Kushima. "Sigurisht, ka avantazhe, por disa prindër u tregojnë fëmijëve të tyre video për një kohë të gjatë, sepse ata janë të qetë. Kjo mund të çojë në probleme, për shkak të mungesës së ndërveprimit midis prindërve dhe fëmijëve. Ky studim ofron prova shkencore për dhënien e alarmit”.
Por eksperti i statistikave, Kristin Sainani, profesor i asociuar i epidemiologjisë dhe shëndetit të popullatës në Universitetin Stanford në Kaliforni, tha: "Familjet ku foshnjat shohin 2 ose më shumë orë TV në ditë, ka të ngjarë të ndryshojnë në mënyra të rëndësishme nga familjet ku foshnjat shikojnë më pak TV.
Studimi nuk i përshkruan në mënyrë adekuate këto dallime, dhe nuk ofron prova të forta të një lidhjeje shkakësore midis kohës së kaluar para ekranit nga foshnjat dhe autizmit.
Studimi i tyre mund të jetë i njëanshëm drejt çrregullimit të rëndë të autizmit, sepse rastet e lehta shpesh nuk diagnostikohen përpara moshës 3-vjeçare.”
Sipas studimit, mbi 90% e fëmijëve të studiuar ishin ekspozuar ndaj ekranit në moshën 1-vjeçare, pavarësisht se Organizata Botërore e Shëndetësisë OBSH rekomandon që foshnjat të mos ekspozohen ndaj kohës para ekranit dhe Akademia Amerikane e Pediatrisë paralajmëron se foshnjat nuk duhet të kalojnë kohë para ekranit pa mbushur 18 muajsh, përveç nëse fëmija po bisedon me video me një të rritur si p.sh. një prind që është jashtë qytetit.
Kushima dhe Yamagata thanë se studimi i tyre sugjeron: "Kufizimi i kohës para ekranit në jo më shumë se 1 orë në ditë, të paktën deri sa foshnjat të mbushin 1 vjeç, zvogëlon rrezikun mjedisor të ASD".
#autizem #AutizmiAlbania #NderhyrjeHershme #TerapiAba #spekter #NevojaSpeciale #asd #asperger #esdm #AutismAlbania #EarlyIntervention #AbaTherapy #spectrum #AutismAwareness #screening #SpecialNeeds #supervision #AutismeAlbanie #InterventionPrécoce #ThérapieABA #spectre #SensibilisationAutisme #dépistage #BesoinsSpéciaux #autismus #AnjezaDishnica
Comments