top of page

Kur duhet te dyshoni ne keshillat e "eksperteve" te autizmit?

Updated: May 6, 2021




Autizmi eshte i komplikuar dhe nuk ka nje linje informacioni rreth shkaqeve, trajtimeve dhe prognozes, ndaj ne gjithe kete paqartesi prinderit zakonisht u drejtohen mjekeve, terapisteve, mesuesve apo studiuesve duke menduar se ata kane me shume informacion se cdokush tjeter. Kjo eshte nje zgjedhje e mire por jo gjithmone ekspertet ofrojne keshilla te frytshme. Situatat ne te cilat ta ku ju duhet te vini ne pikepyetje fjalen e eksperteve vijojne: 1. Ju vini re shenja te autizmit tek femija juaj, por pediatri nuk ia “ve veshin” shqetesimeve qe ju I paraqesni, madje edhe i neglizhon shpesh ato. Kjo ndodh sepse shumica e pediaterve shohin femije me vonesa te ndryshme dhe prinder te shqetesuar pergjate gjihte dites se vizitave dhe shumica e ketyre femijeve zhvillohen normalisht me vone. Rrjedhimisht pediatrit tentojne t'i anashkalojne problemet e zhvillimit nese ato nuk jane shume te dukshme dhe shqetesuese. Nese ju kni dyshime se pediatri nuk po e sheh ne viziten e tij te shkurter ate qe ju po ju shqeteson, kerkoni te vleresoni zhvillimin e femijes suaj ne nje profesionist te zhvillimit te femijeve. 2. Juve ju referohet te ndiqni nje terapi qe nuk mbeshtetet nga kerkimet shkencore Duket se cdokush ka nje trajtim "mrekulli" apo kure per autizmin dhe ndonjehere edhe mesues apo terapiste te trajnuar mund te sugjerojne alternativa qe nuk e ndihmojne femijen (dhe mund te jene te shtrenjta dhe/ose te rrezikshme). Kur ju ndodh kjo, mendohuni dhe beni zhbirilimet tuaja. A eshte ky lloj trajtimi i parrezikshem, i pershtatshem dhe i perballueshem financiarisht? 3. "Eksperti" juaj qartazi di me pak se ju Shume prinder te femijeve me autizem ne kohet e sotme kalojne ore te tera duke lexuar, duke ndjekur konferenca dhe trajnime, duke mesuar rreth programeve, mbeshtetjeve financiare, shkollave etj. Si rezultat, ata shpesh jane me mire te informuar sesa "profesionistet" te cilet keto informacione I konsiderojne thjesht teori. Nese ju vereni se ju dini me shume rreth terapive, programeve dhe shkollave sesa "eksperti" tek i cili jeni drejtuar, largohuni dhe merrini vete vendimet. 4. Terapisti me te cilin punon femija juaj thote gjera qe nuk i mbeshtet dot me fakte Nese femija juaj ka ndjekur terapi tek nje terapist per gati nje vit, ju nuk shikoni ndonje permiresim dhe kur ju ia komunikoni terapistit kete ai ju kundershton dhe ju tregon se femija ka shume arritje, por nuk ju tregon asnje vleresim te ecurise per ta vertetuar kete. Ju I kerkoni evidence dhe transparence, ndersa ai gjen justifikime per t’iu shmangur fakteve. Nese kjo ju ndodh, eshte koha te kerkoni nje terapist tjeter. 5. Profesionisti me te cilin po punoni ben sugjerime evazive rreth asaj qe duhet te beni me femijen tuaj Femija juaj merr diagnozen nga nje profesionist qe duket se e njeh mire vleresimin dhe diagnostikimin, por kur e pyesni "Cfare duhet te bejme tani?", ai ju pergjigjet " Mbase tani duhet te shikoni per ndonje terapi sjelljeje, mbase femija juaj ka nevoje per te shkuar ne kopsht . Ta fusni femijen ne kopsht qe te mesoj nga femijet e tjere". Edhe nese ju insistoni dhe shikoni se ky "ekspert" nuk ka alternativa te tjera per te ofruar, eshte koha per te kerkuar nje profesionist qe e di mire per cfare ka nevoje femija juaj dhe ju ofron alternativa qe pershtaten me situaten, vendbanimin dhe nevojat specifike te femijes suaj. Zakonisht burimet me te mira te ketij lloji informacioni jane prinderit e tjere te femijeve me autizem. 6. Eksperti nuk eshte i kualifikuar ne fushen per te cilen jep keshilla Mesuesit jane eksperte ne mesimdhenie, por jo ne diagnostikim. Diagnosikuesi po ashtu nuk ka nevoje te dije shume nga logopedia. Nese po merrni keshilla nga nje person i duhur por ne fushen e gabuar, largohuni dhe gjeni nje specialist qe e njeh shume mire fushen! Pergatiti: Autizmi Albania

Comments


  • YouTube
  • TikTok
  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Anjeza Dishnica
inkubator mësimi

autizmi - ali

© 2020 by Anjeza Dishnica

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko Konsulte falas

Pyet për çdo gjë

Faleminderit per dergimin!

Do pergjigjemi sa me shpejt!

bottom of page