top of page

Kur eshte nderhyrja e hershme efektive?Fillimi i nderhyrjes sa me heret te jete e mundur ndihmon...


Kur eshte nderhyrja e hershme efektive?

Fillimi i nderhyrjes sa me heret te jete e mundur ndihmon zhvillimin e femijeve te spektrit autik. Nderhyrja mund te filloje para se te merret nje diagnoze formale. Nese femijet nuk arrijne te komunikojne nevojat e tyre, ata zhvillojne shume sjellje negative, por nese mesojne te komunikojne nevojat e tyre sa me heret te jete e mundur, sjelljet e tyre negative do te reduktohen. Jo te gjitha nderhyrjet e hershme rezultojne ne zhvillim te mire te femijes, ndaj eshte me rendesi qe kur zgjidhni nje te tille te kerkoni per sa me shume karakteristika nga keto te meposhtmet:

E fokusuar te familja

• Perfshin pjestaret e familjes ne menyre qe ata te punojne paralelisht me profesionistet per te ndihmuar punen me femijen • Eshte fleksibel- ofrohet ne perputhje me infrastrukturen • Ofron mbeshtetje dhe drejtim per prinderit

E mirestrukturuar

• Ka nje staf te trajnuar specifikisht per nderhyrjen qe ofron • Nderton nje plan individual per secilin femije dhe planet rishikohen vazhdimisht • Monitoron progresin e cdo femije me rivleresime te rregullta • Eshte e strukturuar shume mire, e mireorganizuar, e rregullt dhe e parashikueshme • Ofron nje ambjent qe nxit te mesuarin-femija ndjehet komod dhe ka mbeshtetje • Pregatit dhe mbeshtet femijet per hapat e metejshem

E mbeshtetur ne fakte shkencore

• Eshte e formuluar per femije te spektrit autik • Fokusohet ne zhvillimin e vemendjes, bindjes, imitimit, gjuhes dhe aftesive sociale • Perfshin strategji per te ndihmuar femijen te mesoje aftesi te reja dhe per ti perdorur keto aftesi ne ambjente te tjera

Pergatiti: Autizmi Albania

Comments


  • YouTube
  • TikTok
  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Anjeza Dishnica
inkubator mësimi

autizmi - ali

© 2020 by Anjeza Dishnica

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko Konsulte falas

Pyet për çdo gjë

Faleminderit per dergimin!

Do pergjigjemi sa me shpejt!

bottom of page