top of page
Writer's pictureAnjeza Dishnica ali

Kur femija identifikohet me autizem, pyetja e pare qe prindi ben eshte: Kur do te flase femija im?


Kur femija identifikohet me crregullim te spektrit te autizmit, pyetja e pare qe prinderit bejne eshte: Kur do te flase femija im?

GJuha eshte nje proces mjaft dinamik, i cili ushqehet nga vemendja, nderveprimi, memorja afatshkurter, aftesite vezhguese, te kuptuarit. Kjo do te thote qe gjuha eshte perfundimi i ketij procesi. Tek femijet me autizem duke qene se aftesite e mesiperme jane te demtuara ose te pamjaftueshme, fokusi duhet te jete zhvillimi i tyre.

Gjuha vokale tek femijet e identifikuar me shenja te spektrit te autizmit mund te shfaqet rreth ose pas moshes 2 vjec ne formen e tingujve apo fjaleve te shkeputura, te cilat shpesh perdoren jashte konteksit, p.sh. femija thote “ba ba” ose “ma ma”, por jo duke iu drejtuar babit/mamit; mund te shfaqet rreth moshes 2 - 3 vjec me fjale te plota, kryesisht ne anglisht, duke thene shkronja, numra, forma, ngjyra; mund te kemi gjithashtu nje mungese te plote te gjuhes vokale ne rastet kur femija vetem leshon tinguj te pakuptimte.

Ne te gjitha keto raste femija duhet te ndjeke nje nderhyrje terapeutike globale, jo thjesht nje terapi te specifikuar sic ndodh shpesh sidomos ne shume vende europiane: logoterapi apo ergoterapi.

Videon e plotë e gjeni në YouTube në kanalin Autism Albania! https://youtu.be/GGPK2yrYyfI

Na ndiqni!

60 views

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page