Kur femijet jane thjesht femije: Shmangia e mbietiketimit te sjelljeve te femijeve me autizem
- Anjeza Dishnica ali

- Oct 10, 2019
- 2 min read
Updated: May 6, 2021
Nje diagnoze autizmi mund te jete shume e veshtire per femijen dhe familjen e tij. Por nje nga aspektet me te veshtira te autizmit eshte fakti se nuk eshte shume e qarte cilat sjellje lidhen me autizmin dhe cilat sjellje lidhen thjesht me te qenurin femije. Cdo femije ka shperthime inati ndonjehere. Cdo femije ta kthen fjalen ndonjehere. Cdo femije perfshihet ne sjellje te rrezikshme ndonjehere. Kur une kthehem mbrapa ne femijerine time, me kujtohen qe shfaqja disa sjellje: Ne klase te trete preva floket e mia kur mesuesja ishte me kuriz, ne klase te katert u inatosa me vellain tim dhe e gjuajta me ore, dhe ne klase te shtate kisha nje preference te theksuar per librat e Agatha Christie saqe refuzoja te dilja jashte dhe rrija per ore te tera ne dhomen time duke lexuar. Nese do te kisha autizem, secila nga keto sjellje do te ishte etiketuar ne vend qe te konsideroheshin thjesht si sjellje qe jane pjese e rritjes. Atehere si te analizoni te gjitha sjelljet qe shfaq femija juaj dhe te identifikoni se cilat jane ato per te cilat vertet duhet te shqetesoheni? Ketu jane disa pyetje qe duhet t'ja beni vetes per te vendosur se tek cilat sjellje duhet nderhyre: - E para dhe me e rendesishmja, a eshte sjellja e rrezikshme? - E dyta, sa shpesh dhe per sa kohe angazhohet femija juaj ne ate sjellje? - Sa e ndryshme eshte kjo sjellje nga ato te bashkemoshatareve te femijes suaj? Per shembull, a qan femija juaj tre vjecar per disa minuta kur i thuhet se nuk mund t'ja japesh lodren e tij te preferuar apo qan per dy ore dhe refuzon te luaje me lodrat e tjera per gjithe pjesen tjeter te dites? - Sa e pengon kjo sjellje procesin e te mesuarit? - Sa e pengon kjo sjellje bashkeveprimin me bashkemoshataret apo me pjestaret e familjes? - A eshte sjellja e lidhur me ndonje aftesi? Per shembull, te matesh dhomen me hapa dhe te tundesh krahet nuk eshte normalisht e lidhur me ndonje aftesi, por te ndertosh struktura me kuba eshte e lidhur me aftesi. Ne qofte se sjellja eshte e lidhur me ndonje aftesi, mendoni per menyra si t'ia zgjeroni ate aftesi. Pergjigjet e ketyre pyetjeve duhet t'ju ndihmojne te merrni vendimet e duhura per te nderhyre ne sjellje. Dhe duhet mbajtur mend se mbi te gjitha femijet me autizem jane thjesht femije. Sam Blanco, BCBA Pergatiti: Albania ABA



Comments