top of page
Writer's pictureAnjeza Dishnica ali

Ky koment në YouTube na jep entuziazëm për të vazhduar punën me fëmijët me autizëm kudo ku ndodhen!


Përshëndetje, jam Elida, nënë e 5 fëmijëve dhe dua të ndaj me ju disa gjëra që do të doja t'i kisha lexuar kur kërkoja në internet në fillim të këtij rrugëtimi. Vajza ime, thuajse 3 vjeçe, ka nivel të ulët vëmendje dhe ndërveprimi dhe për këtë ka nevojë për ndihmë. Sa herë që hyja në internet dhe kërkoja rekomandime për qasjen dhe terapinë e duhur për fëmijën tim, ndihesha më e hutuar nga gjithë pikëpamjet, opinionet dhe përvojat e ndryshme që prindërit kanë pasur me kalimin e kohës. Edhe bisedat me profesionistët e shëndetit për këtë, nuk më ndihmuan aspak në atë që kërkoja. Dëgjova për Anjezën nga një shoqja ime dhe pasi lexova rezymenë e saj, mendova ta provoj. Anjeza ofron trajnime për nënat se si ta bëjnë vetë terapinë në shtëpi. Kjo ishte tërheqëse për mua, sepse kjo ishte ajo që kërkoja. Vajza ime filloi një terapi intensive disa javore dhe unë isha atje duke u trajnuar, duke parë dhe dëgjuar të gjitha pse-të dhe si-të e spjeguara me aq durim dhe profesionalizëm nga Anjeza. Dua ti bie shkurt dhe të rendis disa gjëra përse Anjeza ishte një dhuratë për mua me gjithë ekspertizën, përvojën dhe njohuritë e saj që ajo ishte e gatshme t'i ndante me dashamirësi me mua dhe me çdo prind atje jashtë, për arsyen e thjeshtë; ajo e do atë që bën dhe ka një zemër për fëmijët me të cilët punon dhe këto cilësi e bëjnë qasjen e saj, terapinë e saj, atë të duhurën për fëmijët tuaj dhe ju si prind. 1. Ajo theu të gjitha barrierat e mia që po më pengonin si prind për ta nisur këtë rrugëtim ashtu siç duhet. 2. Më bëri të kuptoj se terapia ABA në mënyrën se si ajo e zbaton, në fund të fundit është një mënyrë për të prindëruar këta fëmijë me nevoja të veçanta. 3.Të kesh këndvështrimin e duhur, pritshmëritë e duhura, trajnimin e duhur dhe një eksperte si Anjeza krah teje si prind në këtë rrugëtim, është një kombinim shumë i fuqishëm për t'ju pajisur si prind në mënyrën më të mirë të mundshme për të dashur, çmuar. ushqyer, mësuar dhe shijuar çdo moment bukurinë e dhuratës së Zotit për ju, Fëmijën tuaj! Varet nga ne si prindër se si do të zgjedhim ta nisim këtë rrugëtim! Kemi një shprehje në shqip: "Dielli duket që në mëngjes", që do të thotë se mund ta parashikoni shumë herët se si do të jetë udhëtimi, vetëm duke parë se si fillon. Shpresoj që kjo të jetë e dobishme për të gjithë ju që e lexoni! Zoti ju bekoftë dhe ju dhëntë hirin, favorin dhe udhëzimin e Tij që ju nevojitet, nëse jeni prind si unë! https://youtu.be/QkqcsGoWgEs


48 views

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page