top of page

Ky moment është i vështirë për të gjithë. Për prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta, edhe më.

Updated: May 6, 2021



i vështirë.

Unë e dua familjen time dhe kaloj kohë aktive me ta. Kur punoj nga shtëpia, ulem në mes të kuzhinës dhe ndiej rrëmujën rreth meje. Dhe nuk është kollaj për të mësuar se si të përqëndrohesh.

Djali im është autik. Dhe me Covid-19 gjithandej, po bëhet e qartë me dhimbje se sa mbështetemi te një ushtri virtuale njerëzish për të na ndihmuar të kujdesemi për të: mësues, terapist, shoqërues, dhe ne kemi formëzuar jetën tonë për tu varur prej tyre.

Javës që shkoi, ushtria jonë e mbështetjes u avullua brenda një çasti.

Fëmija im nuk e kupton se çfarë po ndodh. As shumë të tjerë pa aftësi të kufizuar nuk po e kuptojnë. Por për të, ky ndryshim paraqet diçka të pashpjegueshme dhe të papritur - dy gjëra që fëmijët me autizëm menaxhojnë dobët. Dje na kërkoi 20 herë (pa ekzagjerim) të shkonim te terapisti.

Normalisht, ky është momenti kur them, hej shtet, njerëz, hidhni sytë nga prindërit me fëmijë me nevoja të veçanta. Por nuk mund ta them se në mes të një pandemie globale. Ne nuk kemi mundësi. Nuk ka rrugëdalje

Kemi ngecur deri në fyt.

Udhëtimi i një përvoje të gjatë e të vështirë, me të vërtetë të vështirë fillon me njohjen e realitetit tuaj.

Pasi të keni arritur këtë, do të mundeni të lëvizni tek tre mendime të vlefshme që mund t'ju bëjnë t’ia dilni mbanë.

1. Çdo ditë është vetëm një ditë. Mund t’i jetosh vetëm një nga një. Nëse shikoni të gjitha problemet që do të hasni në çdo përpjekje të gjatë dhe të vështirë dhe i grumbulloni ato menjëherë mbi ju, do të shembeni. Barra është shumë e rëndë.

2. Ji mirënjohës. Nuk ka rëndësi se çfarë po kaloni. Mirënjohja vlen. Nëse nuk mund të mendoni për asgjë, atëherë merruni me mrekullinë që ju ekzistoni dhe gjërat e thjeshta që ekzistojnë përreth jush.

3. Shihni veten në shërbim të kujdesit për fëmijën tuaj. Nuk është një listë e gjatë e gjërave të lodhshme me të cilat nuk duhet të merreni. Është një mundësi për t'i shërbyer fëmijës tuaj. - Sean Patrick Hughes

Comments


  • YouTube
  • TikTok
  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Anjeza Dishnica
inkubator mësimi

autizmi - ali

© 2020 by Anjeza Dishnica

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko Konsulte falas

Pyet për çdo gjë

Faleminderit per dergimin!

Do pergjigjemi sa me shpejt!

bottom of page