Letra e një mësuesi drejtuar prindërve në Singapor:
- Anjeza Dishnica ali
- Jul 24, 2019
- 1 min read
Updated: Apr 10, 2020
Letra e një mësuesi drejtuar prindërve në Singapor:
Të dashur prindër,
Provimet e fëmijëve tuaj fillojnë së shpejti. Unë e di që jeni të gjithë me të vërtetë të shqetësuar për fëmijën tuaj që të dalë mirë.
Por, ju lutem mbani mend, në mesin e studentëve që do të jenë të ulur për provimet ekziston një artist, i cili nuk ka nevojë të kuptojë shumë matematikë. Ekziston një biznesmen, të cilit nuk ia ndjen shumë për historinë apo letërsinë. Ka një muzikant, për të cilin nuk ka shumë rëndësi kimia. Ka një atlet, aftësia fizike e të cilit është më e rëndësishme se fizika. Nëse fëmija juaj merr nota të larta, kjo është e mrekullueshme! Por nëse nuk merr nota të larta, ju lutem mos ua ulni vetëbesimin dhe dinjitetin fëmijëve. U thoni atyre se është ok, është vetëm një provim! Ata janë të prerë për gjëra shumë më të mëdha në jetë. Tregojuni atyre, pavarësisht notave dhe rezultateve që marrin, që ju i doni shumë dhe që nuk do t'i gjykoni. Ju lutem bëni këtë, dhe kur ta bëni, shikoni fëmijët tuaj sesi do pushtojnë botën. Një provim ose një notë e ulët nuk do t'u heqë ëndrrat dhe talentet e tyre. Dhe ju lutem, mos mendoni se mjekët dhe inxhinierët janë të vetmit njerëz të lumtur në botë.
Commentaires