top of page

Meshkujt kanë më shumë gjasa të trashëgojnë autizëm sesa femrat, dhe trashëgimia për autizmin ndryshon midis gjinive, sipas studimit të sapopublikuar në revistën Psychiatry




Studimi u krye nga Instituti Karolinska në Stokholm dhe shqyrtoi 'trashëgueshmërinë specifike sipas seksit' të autizmit. Studiuesit analizuan të dhënat nga vëllezërit e motrat dhe kushërinjtë në Suedi, të lindur midis viteve 1985 deri 1998, duke ndjekur rezultatet deri në moshën 19 vjeç

Studimi shqyrtoi mbi 1 milionë individë nga gati gjysëm millionë familje dhe zbuloi se 1.51% e meshkujve dhe 0.8% e femrave të gjithë kampionit mori diagnozë autizmi

Trashëgimia e autizmit u vlerësua 87% te meshkujt dhe 75.7% te femrat, me diferencë 11.3% në trashëgim. Nuk u pa asnjë mbështetje për kontribute të përbashkëta ambientale

Gjetjet sugjerojnë se ndryshimi në shfaqjen e çrregullimeve të spektrit të autizmit në popullatë ndryshon midis meshkujve dhe femrave, duke treguar se disa nga shkaqet themelore dhe prevalenca e gjendjes ndryshon midis 2 gjinive

Autorët, përfshi Sven Sandin nga Instituti Karolinska, shkruan: “Raporti i anuar i seksit në ASD mund, pjesërisht, të shpjegohet nga ndryshimet në variancën gjenetike midis gjinive"

Shenjat e autizmit mund të paraqiten ndryshe në bazë të gjinisë, që do të thotë se mund të jetë më e vështirë të dallohen tek vajzat

Comments


  • YouTube
  • TikTok
  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Anjeza Dishnica
inkubator mësimi

autizmi - ali

© 2020 by Anjeza Dishnica

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko Konsulte falas

Pyet për çdo gjë

Faleminderit per dergimin!

Do pergjigjemi sa me shpejt!

bottom of page