Modeli i nderhyrjes se hershme
Familjet kalojnë shumë kohë duke vendosur për ndërhyrjen më të mirë për fëmijën e tyre me autizëm. Si pasojë, është shumë e rëndësishme që ata të kenë qasje në informacion rreth ndërhyrjeve terapeutike sepse i ndihmon të bëjnë zgjedhjen e tyre. Në modelin e nderhyrjes se hershme ( ESDM ) eshte fëmija qe merr drejtimin. Terapisti ndjek interesat e fëmijës për ta angazhuar fëmijën në bashkëveprim pozitiv shoqëror. Si rezultat, ka më shumë motivim dhe fëmija qëndron në bashkëveprim. Ky program e përdor te mesuarin formal kur një fëmijë nuk po përparon per te mesuar intensivisht, por terapisti shkon përsëri në te mesuar dhe përforcues natyral sapo fëmija të ketë kuptuar sjelljen që terapisti po përpiqet të mësojë. Ky program perdor " rutinën e veprimtarisë së përbashkët ’si bazë për çdo aktivitet duke synuar qellime te shumta vetem ne nje aktivitet. Te dy nderveprojne ne ate qe ndodh. Gjithashtu përfshin një numër të madh të përforcuesve natyrorë dhe sociale. Terapistët dhe prindërit përdorin programin gjatë gjithë ditës së fëmijës. Terapistët e e përdorin atë gjatë programeve individuale dhe grupore. Prindërit e përdorin atë gjatë rutinave të përditshme të fëmijës sepse dinë se cilat janë qëllimet aktuale dhe si po përparon fëmija i tyre. Gjithashtu ata ndihmojne ne aftesite qe u nevojiten femijev nëpër mjedise të ndryshme.
Pergatiti: Autizmi Albania
#autizem #autizmi #AutizmiAlbania #autism #femije #nderhyrje #terapi #mbeshtetje #ndihme #psikolog #asd #spekter #prinderim #spectrum #asperger #NevojaSpeciale #AutismAwareness #autismus #NderhyrjeHershme #EarlyIntervention #esdm #TerapiAba #AbaTherapy #therapy #screening #SpecialNeeds #supervision #AutismAlbania
Comments