Motivimi i femijes
- Anjeza Dishnica ali

- Jan 29, 2020
- 1 min read
Updated: May 6, 2021
Te mesuarit nuk eshte e lehte per femijen me autizem. Gjerat qe motivojne nje femije tipik (pergezimi nga prinderit, plotesimi i detyres etj) nuk funksionojne tek femijet me autizem. Ndaj eshte i nevojshem perdorimi i me shume shperblyesve (perforcuesve) te jashtem per te motivuar perqendrimin dhe pergjigjet tek femija me autizem. Perdorimi i nje sistemi perforcimi eshte gjeja me e rendesishme per te ndihmuar femijen te mesoje.
Pothuajse cdo sjellje ka njepasoje si tek femijet po ashtu edhe tek te rriturit, qofte kjo e dukshme apo jo. Ky parim i ABA-s tregon se sjellja qe pasohet nga shperblimi (perforcimi) ka me shume gjasa te perseritet ne te ardhmen. Pra nje prind apo terapist qe deshiron te rrise shfaqjen e nje sjelljeje te caktuar tek femija duhet ta perforcoje ate.
Ka shume lloje perforcuesish, por eshte e rendesishme qe perforcuesi te jete i individualizuar, qe do te thote nje objekt apo aktivitet qe eshte i preferuar per femijen ne fjale. Cfare eshte perforcues per nje femije mund te mos jete perforcues per nje tjeter. Identifikoni cfare esht perforcues per femijen duke i dhene atij kohen te zgjedhe vete ate qe deshiron, duke e pyetur, duke i ofruar alternativa, apo duke kryer nje vleresim te perforcuesve te tij. (Dyer,1987).
Kur i mesoni femijes nje aftesi te re, perforcojeni me shpesh, per cdo pergjigje te sakte. Me rritjen e praktikimit dhe aftesimit te tij, reduktoni perforcuesit. Pavaresisht se pergezimet ("bravo", "shume mire" etj) jane perforcues natyrale, ato nuk funksionojne si te tille tek femijet me autizem ndaj duhet te kombinohen me perforcues te tjere te jashtem. (Maurice, Green and Luce, 1996)
Pregatiti: Autizmi Albania


Comments