top of page
Writer's pictureAnjeza Dishnica ali

Nderhyrja e hershme eshte shpresa me e mire e femijes per te ardhmen.

Updated: May 6, 2021


Nderhyrja e hershme eshte shpresa me e mire e femijes per te ardhmen. Vemendja ndaj permiresimit te simtomave baze te sjelljes tek autizmi do t’i sjelle femijes suaj (dhe familjareve) disa perfitime: 1. Do t’i ofroje femijes suaj komanda dhe udhezime qe ndertohen mbi pikat e tij te forta per te mesuar aftesi te reja, per te permiresuar sjelljen dhe per te punuar ne fushat e veshtiresive. 2. Do t'ju ofroje informacion qe do t’ju ndihmoje te kuptoni me mire sjelljen dhe nevojat e femijes suaj. 3. Do te ofroje burime, mbeshtetje dhe trajnime qe do iu krijojne mundesine te luani me femijen tuaj ne menyre me efektive. 4. Do te permiresoje aftesite e femijes suaj

Per keto arsye, nje program i nderhyrjes se hershme duhet te implementohet sa me shpejt te jete e mundur. Eshte nje sfide me vete te mesosh femije shume te vegjel me autizem. Ata kane disa aftesi dhe veshtiresi te specializuara dhe kane nevoje per sherbime nderhyrjeje dhe qasje te mesuari qe respektojne nevojat e tyre, qe ndjekin ritmin e nderveprimit, qe menaxhojne sjelljet dhe te gjitha keto ne nje raport afekti me femijen.

18 views

Recent Posts

See All

Commenti


bottom of page