Nderhyrja e hershme, nje mundesi per te minimizuar simtomat e autizmit
Studimet gjate dekadave te fundit kane treguar se si femijet mesojne qe ne femijerine e hershme. Duke qene se simtomat e autizmit shfaqen para ditelindjes se pare, keto studime dhe njohuri i kane hapur rruge metodave te nderhyrjes se hershme tek femijet e vegjel qe kane nje risk te larte autizmi. Keto programe te nderhyrjes bazohen ne hapat kyç te zhvillimit te femijes dhe ne teknika te te mesuarit qe kane ne fokus nderveprimin nepermjet aktiviteteve te ndryshme stimuluese.
Simtomat e hershme te autizmit tregojne se sistemi i trurit i cili eshte pergjegjes per zhvillimin e aftesive sociale dhe gjuhesore eshte i prekur. Fusha te tjera si motorika eshte gjithashtu e prekur. Studimet kane treguar se pergjate femijerise se hershme truri eshte plastik dhe i prirur ndaj ndryshimit nese nxitja eshte e hershme. ( Ozonoff 2006)
Duke nderhyre hershem me metoda dhe programe bashkekohore mund te minimizohen veshtiresite ose paaftesite qe karakterizojne crregullimin e spektrit autik.
Комментарии