top of page

Nderhyrja e hershme per femijet ne moshen 12 – 24 muajsh

Updated: May 6, 2021




Studimet e fundit tregojne rendesine e nderhyrjes se hershme tek femijet me autizem. Qellimi kryesor i identifikimit te autizmit ne moshe te hershme eshte mundesia qe iu jepet femijeve me autizem per te filluar nderhyrje te bazuara ne fakte shkencore hershem dhe per te arritur rezultatet dhe zhvillimin me te mire te mundshem. Sipas nje studimi te Zwaigenbaum et al, autizmi mund te identifikohet para moshes 2 vjecare dhe programet e trajtimeve duhet te fokusohen ne keto mosha. Disa studiues po ashtu tregojne se viti i dyte i jetes eshte nje periudhe kritike e zhvillimit per femijet e spektrit autik per disa arsye. E para, viti i dyte i jetes eshte nje periudhe dinamike e zhvillimit te trurit, gjate te cilit fillojne te shfaqen rritjet ne volumin e trurit dhe lidhjeve atipike te neuroneve tek femijet e spektrit autik. Ne te njejten kohe, viti i dyte eshte nje periudhe ku truri ka elasticitet te mire dhe kjo jep mundesine qe te ndryshohet trajektorja e zhvillimit. E dyta, nje pjese e femijeve te spektrit autik regresojne ne vitin e dyte. Studimet e fundit tregojne qe ky regres dhe humbje e aftesive ne kete periudhe verehet me shume ne komunikim dhe aftesi sociale. Nderhyrjet e duhura gjate kesaj periudhe ndihmojne zhvillimin dhe parandalojne crregullimet e lidhura me autizmin para se ato te shfaqen plotesisht. Nderhyrja per femijet e moshes 12 – 24 muajsh duhet te jete e pershtatshme me zhvillimin. Femijet e vegjel e bazojne te mesuarin ne ambjentet perreth dhe ne nderveprimet e krijuara ne lojerat sociale qe ndodhin cdo dite me personat perkujdeses. Tashme nje numer i madh studimesh kane vleresuar nderhyrjet e perpiluara specifikisht per femijet e kesaj moshe dhe kane treguar se nderhyrjet nepermjet teknikave te sjelljes duke u bazuar ne hapat e zhvillimit te femijeve rezultojne shume te suksesshme. Keto nderhyrje duhet te perfshijne prinderit apo personat perkujdeses te femijes. Nderhyrja duhet te kete fokus zhvillimin e sjelljes se pershtatshme, aftesive sociale dhe komunikimin funskional.

Pergatiti:Autizmi Albania

Comments


  • YouTube
  • TikTok
  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Anjeza Dishnica
inkubator mësimi

autizmi - ali

© 2020 by Anjeza Dishnica

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko Konsulte falas

Pyet për çdo gjë

Faleminderit per dergimin!

Do pergjigjemi sa me shpejt!

bottom of page