Studimi i Institutit të Psikiatrisë, Psikologjisë e Neuroshkencës (IoPPN) në King's College - Londër tregon se ndërhyrja prindërore përmirëson sjelljen te fëmijët me autizëm dhe redukton stresin e prindërve
Ndërhyrja u jep prindërve informacion rreth autizmit duke e kombinuar me trajnimin aktiv praktik të aftësive për t'i dihmuar të kuptojnë dhe menaxhojnë më mirë emocionet dhe sjelljet e fëmijëve
Studimi tregoi se ndërhyrja prindërore ka ndikim pozitiv në sjelljen e fëmijës dhe stresin prindëror në planin afatgjatë
Prindërit që zbatuan ndërhyrjen raportuan reduktim të ndjeshëm të nervozizmit të fëmijëve dhe stresit të prindërimit
Ndërhyrja prindërore u ofron familjeve mjete të dobishme efektive gjatë rrethanave të paprecedenta më vonë në jetë
Ndërhyrja e sjelljes ul vështirësitë emocionale dhe të sjelljes së fëmijëve si dhe stresin prindëror në plan afatgjatë
Një prind që mori pjesë në studim tha: “Më parë isha i stresuar sepse nuk e kuptoja sjelljen [e fëmijës]. Tani ndalem e mendoj 'Pse e bën këtë?' Kështu mund të reagoj më mirë. Kam më shumë durim dhe mund ta kuptoj. Më ka ndihmuar shumë.” https://www.kcl.ac.uk/.../parenting-intervention-improves...
Na ndiqni ne programet tona online në YouTube në kanalin Autism Albania!
#AnjezaDishnica #autizem #AutizmiAlbania #NderhyrjeHershme #TerapiAba #TrajnimiPampers #spekter #NevojaSpeciale #asd #asperger #esdm #AutismAlbania #EarlyIntervention #AbaTherapy #spectrum #screening #SpecialNeeds #supervision #PottyTraining #AutismAwareness #AutismeAlbanie #InterventionPrécoce #ThérapieAba #spectre #SensibilisationAutisme #dépistage #BesoinsSpéciaux #autismus #therapie
Comments