top of page
Writer's pictureAnjeza Dishnica ali

Ndërveprimi prindër-fëmijë tek femijet me autizem


Ndërveprimi prindër-fëmijë tek femijet me autizem Sipas një studimi të fundit të kryer nga Freeman dhe Kasari i Institutit Semel për Neuroshkencë dhe Sjellje Njerëzore, rëndësia e lojës dhe angazhimit tek fëmijët e vegjël me autizëm është thelbesore në strategjitë e prinderimit. Për shkak të faktit se ndërveprimet prindër-fëmijë që përfshijnë episodet e lojërave dhe angazhimit të qëndrueshëm janë thelbësore në zhvillimin e fëmijëve me autizem, është e rëndësishme t'u sigurojme prindërve mjetet e nevojshme për të stimuluar siç duhet angazhimin. Studimi ekzaminoi shkallën në të cilën prindërit e fëmijëve të vegjël me autizëm përputhen dhe mbështesin lojën e fëmijës së tyre. Studiuesit arritën në përfundimin: "të luash sipas fazes së zhvillimit të fëmijëve (në ose pak më lart se niveli i tyre i lojës së zotëruar) rezultoi në një angazhim më të madh dhe rritje të nivelit të lojërave të fëmijëve dhe larmisë së lojës". Prindërit duhet të kuptojnë nivelin në të cilin luan fëmija i tyre në mënyrë që të përputhet ose të shtrihet përtej nivelit të tyre aktual. Prindërit ndjekin ose përputhen me sjelljen e fëmijës së tyre kur përgjigjen në të njëjtin nivel. Një rezultat tjetër që studiuesit prezantuan ishte se periudhat e angazhimit të përbashkët ishin më të gjata kur prindi komandonte dhe sugjeronte më pak gjatë kohës së lojës. Gjithashtu studiuesit sugjerojne zbatimin e strategjive të veçanta në ndërhyrjen e hershme me prindërit dhe fëmijët e tyre me autizem duke e vleresuar lojen me femijen dhe stimulimin e saj si nje mjet mjaft te rendesishem te nderveprimit.

24 views

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page