top of page

Njeriu me autizëm hap lokalin e vet të kafesë pasi askush nuk e punësoi.

Updated: May 6, 2021




Të gjithë jemi të ndryshëm në shumë mënyra, por shpesh harrojmë ta pranojmë këtë fakt dhe përfundojmë duke gjykuar, diskriminuar dhe hedhur poshtë të tjerët.

Megjithatë, është plotësisht e mundur të kapërcesh sfidat dhe të ndjekësh ëndrrat e tua edhe nëse je me aftësi të kufizuara, dhe Michael Coyne është një shembull i shkëlqyeshëm i kësaj. Ai është me autizëm, ADHD dhe çrregullim bipolar.

Megjithatë, ai vazhdoi të kërkonte për punë të ndryshme dhe gjithnjë u refuzua. Michael ishte i vendosur të arrinte sukses dhe të mos e linte negativitetin ta dekurajonte, kështu që në vend që të gjente një biznes që ta punësonte, ai vendosi të krijojë një të tijin. Ai ndoqi mësime biznesi dhe hapi kafenenë e tij, "Red, White & Brew Coffeehouse", në North Smithfield, Rhode Island.

Faqja e lokalit të tij në Facebook prezantohet: "Ne jemi një kafene familjare që shërbejnë më shumë se një filxhan kafe. Ne punësojmë njerëz me aftësi të kufizuara, inkurajojmë angazhimin e komunitetit dhe ndryshojmë sadopak mënyrën se si i sheh bota ata me aftësi të kufizuara.”

Lokali gjithashtu u ofron artistëve lokalë me aftësi të kufizuara një mundësi për të treguar talentin e tyre dhe të ekspozojnë kundrejt një fitimi punimet e tyre. Ky biznes gjithashtu solli shpresë te familjet në një situatë të ngjashme.

Comments


  • YouTube
  • TikTok
  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Anjeza Dishnica
inkubator mësimi

autizmi - ali

© 2020 by Anjeza Dishnica

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko Konsulte falas

Pyet për çdo gjë

Faleminderit per dergimin!

Do pergjigjemi sa me shpejt!

bottom of page