top of page

Nënat e fëmijëve me autizëm kanë nivele stresi si të ushtarëve në luftë




Studimi i Universitetit të Wisconsin – Madison zbuloi se nënat e fëmijëve me çrregullime të spektrit autik (ASD) kanë nivele stresi si të ushtarëve në luftë

Studimi monitoroi nivelet e stresit të nënave gjatë një periudhe 8-ditore, duke i intervistuar ato çdo ditë dhe duke matur nivelet e tyre të hormoneve në 4 nga ato ditë

Studiuesit raportuan se nënat e fëmijëve me ASD përjetuan dukshëm më shumë stres dhe kishin më pak kohë për veten e tyre, se sa nënat e tjera

Për më tepër, studimi zbuloi se sa më të mëdha të jenë problemet e sjelljes së fëmijës, aq më i madh është stresi i nënave

Sipas studimit, nënat e fëmijëve me autizëm shpenzojnë të paktën 2 orë më shumë çdo ditë duke u kujdesur për fëmijën sesa nënat, fëmijët e të cilave nuk janë me autizëm

Po sipas studimit, nënat e fëmijëve me autizëm ndërpresin punën mesatarisht çdo 4 ditë, kurse nënat e fëmijëve pa autizëm e ndërpresin punën çdo 10 ditë

Nënat e fëmijëve me autizëm kishin gjithashtu 3 herë më shumë gjasa të përjetonin një ngjarje stresuese çdo ditë të caktuar dhe 2 herë më shumë gjasa të ishin të lodhura se sa nënat, fëmijët e të cilave nuk janë me autizëm

Këto gjetje sugjerojnë se stresi kronik i përjetuar nga nënat e fëmijëve me ASD mund të ketë ndikime të dëmshme në shëndetin dhe mirëqenien e tyre

Comments


  • YouTube
  • TikTok
  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Anjeza Dishnica
inkubator mësimi

autizmi - ali

© 2020 by Anjeza Dishnica

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko Konsulte falas

Pyet për çdo gjë

Faleminderit per dergimin!

Do pergjigjemi sa me shpejt!

bottom of page