Pasojat e koronavirusit mbi fëmijët me nevoja të veçanta dhe prindërit e tyre
- Anjeza Dishnica ali
- Aug 14, 2020
- 2 min read
Updated: May 6, 2021
Pasojat e koronavirusit mbi fëmijët me nevoja të veçanta dhe prindërit e tyre: Kontakte sociale të munguara, rutina të ndryshuara, gjumë i shqetësuar dhe prishje e zakoneve të ngrënies.
Eliza ka një djalë me çrregullim të spektrit autik. Para pandemisë, ai ishte në një program për fëmijë me autizëm. Ky ishte viti i tij i parë dhe fillimi ishte i vështirë, por deri në mars, gjërat po shkonin mirë.
Pastaj erdhi Covid-19. Në fillim, tha Eliza, djali i saj ishte i ngazëllyer që ishte në shtëpi, sepse nuk do të çohej herët për në program.
U desh një kohë për të ngritur sistemin online të trajtimit special, dhe në fillim djali ishte i lumtur kur pa mësueset e tij dhe ishte shumë i interesuar në teknologjinë online. Por kur ato filluan t'i japin nënës së tij punë shtesë për të bërë me të, gjërat u vështirësuan.
"Ai filloi të bëhej shumë agresiv," tha Eliza. "Ai nuk donte të punonte me mua." Sjelljet me probleme që kishte pasur, filluan të riktheheshin.
Shumë fëmijë shfaqin problematika akademike dhe sociale që kur rrinë në shtëpi, por "për fëmijët me probleme zhvillimore, sfidat u përkeqësuan edhe më keq nga Covid", tha Dr. Marilyn Augustyn, pediatre zhvillimore dhe e sjelljes në Boston Medical Center dhe profesore e pediatrisë në Boston University School të Mjekësisë.
"Unë po shoh shumë ngecje të përparimit të zhvillimit", tha pediatri Dr. Eileen Costello, shefi i pediatrisë ambulatore në Qendrën Mjekësore Boston. "Mësuesit janë një ndihmë e madhe për fëmijët. Ka shumë më shumë informacione kontekstuale sociale kur fëmijët janë në klasë, dhe kjo ka rëndësi edhe më shumë për fëmijët që luftojnë me ndërveprimet shoqërore.”
"Ka disa fëmijë që me pak kohë në internet duket se plotësojnë nevojat e tyre" tha Dr. Mark Bertin, pediatër zhvillimi në Nju York. "Por për disa fëmijë me aftësi të kufizuara, jeta e tyre e vetme shoqërore është duke shkuar në shkollë."
Prindërit duket se janë në pozitë të pamundur të zgjedhin: përparimin e zhvillimit të fëmijës së tyre, ose shëndetin fizik të tyre dhe të mësuesve të tyre.
“Është e vështirë të menaxhosh një fëmijë me aftësi të kufizuara vetëm me kohën tënde," tha Dr. Costello. "Kjo po ekspozon të gjitha çarjet, stresin e rritjes së një fëmije me aftësi të kufizuara."
Comments