Pergjithesimi i sjelljeve eshte i veshtire per femijet me autizem
- Anjeza Dishnica ali

- Feb 27, 2020
- 3 min read
Updated: May 6, 2021
Nese jeni te afte te mendoni se " x sjellje ishte e pershtatshme ne kete situate, keshtu qe mund te jete e pershtatshme dhe ne situata te tjera te ngjashme" atehere ju jeni te afte te pergjithesoni. Me fjale te tjera ju jeni te afte te dalloni ngjashmerite e dukshme mes dy situatave te ndryshme. Individet me autizem shpesh e kane shume te veshtire te pergjithesojne. Nje femije me autizem per shembull mund te mbaje shume mire rradhe ne supermarket, por e ka te veshtire te kuptoje se duhet te mbaje rradhe edhe ne shkolle per tu futur ne palester. Nderkohe per femijet tipik eshte mese e kuptueshme se ne qofte se mban radhe per nje gje, mund te mbash rradhe dhe per gjera te tjera. Ka disa arsye pse kjo eshte kaq e veshtire per femijet me aitzem. Nje nga arsyet eshte se femijet me autizem nuk tentojne te shikojne dhe te imitojne nga tjetri. Ndersa nje femije tipik mund te prese dhe te shikoje cfare bejne shoket e tij, nje femije me autizem nuk ka gjasa te veproje keshtu. Mungesa e imitimit tek femijet me autizem e ben gjithashtu te veshtire kuptimin e normave sociale. Sa larg duhet t'i qendrosh personit tjeter? Sa i larte duhet zeri kur flet? Nuk ka rregulla te shkruara per keto gjera, ne thjesht "i dime" sepse ne jemi ne menyre sistematike duke veshguar dhe duke iu pergjigjur sinjaleve sociale. Veshtiresite me pergjithesimin dalin ne pah kur femija me autizem meson aftesi ne format nje me nje( nderhyrje terapeutike) dhe me pas pritet qe t'i shfaqe keto aftesi qe ka mesuar dhe ne ambjente te tjera. Ne nje situate terapeutike per shembull, femija mund te mesoje shume mire te beje pasa me top me terapistin, por ai nuk e kupton qe kete aftesi mund ta perdore dhe jashte ne sheshin e lojerave. Gjithashtu ai mund te shkembeje shume mire lodra me terapistin por e ka te veshtire ta beje kete ne ambjentin social me bashkemosahtare apo te rritur. Per te ndihmuar femijen me autizem qe te pergjithesoje, terapistet duhet te fillojne mesimin e aftesise ne nje format nje me nje dhe me pas te shtrihet ne nje format me natyral dhe me spontan per te ushtruar aftesine e mesuar. Kjo kerkon mbeshtetjen e prinderve dhe eduaktoreve. Per shembull, terapisti mund te filloje t'i mesoje femijes pasa me top brenda dhomes se terapise, por me pas mund te dale ta ushtroje ate ne oborr. Ne nje program te sturkturuar mire, terapisti i aktivitetit fizik koordinohet me mesuesin dhe me terapistin e aftesive sociale qe te krijojne lojera ne rreth ku femija me autizem mund te ushtroje pasa me top me bashkemoshataret e tij ne nje ambjent tipik. Qellimi eshte qe femija autik te kuptoje se pasat me top jane nje aktivitet social te cilat mund t'i ndaje me bashkemoshataret e tij ne sheshin e lojerave. Edhe ne qofte se kjo kuptohet mund te jete e nevojshme t'i shpjegohet se ai nuk mund te luaje me top brenda klases, nga ana tjeter mund te luaje me top me mamin prapa shtepise. Secila nga keto situata eshte e ndryshme ose e ngjashme me lojen me top ne sheshin e lojerave dhe mund te jete shume e veshtire per femijen me autizem te dalloje se cilat jane detajet e rendesishme per te ndryshuar rregullat.



Comments