top of page
Writer's pictureAnjeza Dishnica ali

Pikepyetjet e nje prindi gjate nderhyrjes terapeutike

Updated: May 6, 2021


Pikepyetjet e nje prindi gjate nderhyrjes terapeutike

Procesi terapeutik e perball prindin me dilema te shumta te cilat lidhen me qasjen ndaj terapise, pritshmerine e nderhyrjes, perballjen me problematiken dhe nje sere faktoresh te tjere. Kjo dinamike e plote shpesh ndikon qendrimin e tyre ndaj ketij procesi. Pavaresisht faktoreve qe ndikojne kete proces roli yne si profesioniste mbetet nje pike referimi dhe qartesimi. Cilat jane disa nga pikepyetjet e prinderve perballe procesit terapeutik? A i pergjigjet nderhyrja nevojave te femijes sim? Per kete duhet te kerkoni nje vleresim te aftesive, barierave dhe ritmit te te mesuarit. Ky vleresim jep nje pasqyre te qarte dhe eshte gurthemeli i nderhyrjes terapeutike. A eshte kjo nderhyrja e duhur? Si duhet te kuptoj nese eshte kurrikula e duhur? Nderhyrjet terapeutike jane me nje reference zhvillimi dhe reference sjelljeje cka do te thote qe kur nje prind vendos per nderhyrjen terapeutike duhet te qartesohet per qasjen teorike te saj. Prej kesaj qasjeje buron gjithe dinamika dhe ecuria e nderhyrjes qe prindi do te duhet te kete si pritshmeri. Si mund te jem i informuar mbi programet dhe ecurine e perditshme ne terapi? Per te qene i informuar prindi duhet te informohet mbi menyrat dhe mjetet qe e lejojne te jete i informuar tashme nepermjet aplikacioneve Si mund te jem mbeshtetje dhe ndihme per femijen tim? Prindi duhet te keshillohet mbi teknikat e nderhyrjes terapeutike dhe te trajnohet per te mesuar qartesisht se si duhet te menaxhoje situatat, sjelljet e femijes dhe ta ndihmoje konkretisht ne te mesuarin natyror. Qartesimi i dilemave prinderore mbi dinamiken e procesit terapeutik mbetet nje nga sfidat e perditshme pergjate klinikes terapeutike.

Pregatit Autizmi Albania

17 views

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page