top of page
Writer's pictureAnjeza Dishnica ali

Prinderit mund te trajnohen per te qene terapisti me i mire per femijen e tyre


Prinderit mund te trajnohen per te qene terapisti me i mire per femijen e tyre

Nje studim i ri mbi trajtimin e sjelljes tek autizmi i bashkohet rezultateve te shume studimeve te tjera qe tregojne se prinderit luajne nje rol kyc ne trajtimin e autizmit.

Studimi tregoi se kur prinderit moren deri ne 25 ore trajnim ne teknikat baze te terapise se sjelljes, ata mesuan aftesi thelbesore per te ndihmuar femijet e tyre me autizem ne zhvillimin e aftesive verbale dhe sociale.

"Ky studim konfirmon ate qe ne kemi vezhguar ne kliniken tone qe prej fillimit te zbatimit te teknikave baze te terapise se sjelljes. Ne gjetem se ofrimi i trajnimeve per prinderit mbi trajtime te mirethemeluara te sjelljes eshte nje faktor kryesor, dhe ndonjehere i mjaftueshem, per permiresimin e femijeve me autizem. Prinderit mund te trajnohen per te qene terapistet me te mire per femijet e tyre" tha Dr. Robert Daniels.

Keto studime te fundit tregojne se kur prinderit trajnohen per teknikat baze te terapise se sjelljes, per qasjen dhe menyren se si duhet te ndihmojne zhvillimin e femijes, ata mund te aftesohen ne menyre qe t'iu ofrojne femijeve te tyre shume ore terapie duke shfrytezuar eksperiencat e perditshme per t'iu mesuar atyre komunikimin dhe aftesite sociale. "Per me teper, kur prinderit trajnohen si ofrues direkt te terapise, kostot financiare te familjes reduktohen" tha Dr. Daniels.

24 views

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page