Prinderit mund të sigurojnë terapine në shtëpinë e tyre
Nderhyrja terapeutike e hershme eshte nje proces qe ndihmon zhvillimin e femijes dhe premton funksionalitet dhe pavaresi te femijes kur te rritet, por ne apsektin financiar dhe kohor eshte nje investim per prinderit qe duhet te perballen me jeten e perditshme.
Për fat të mirë, ne nderhyrje te hershme ka programe qe prindërit mund t’i aplikojne vete nen nje ndjekje dhe keshillim profesional. Eksperienca jone profesionale na ka treguar qe terapitë e ofruara nga prindërit mund të jenë po aq efektive sa edhe ato te ofruara nga terapistet. Gjithashtu këto terapi mund të ndihmojnë prindërit të lidhen me fëmijët e tyre dhe ti ndihmojne te ndërtojnë aftësi jo vetem brenda hapesires terapeutike por edhe ne ambjentin jashte saj.
Shumë prindër mund të fillojnë me këto terapi duke lexuar, duke pare video, duke ndjekur kurse ne internet ose personalisht. Ka prinder te tjerë qe ndjehen më komodë të punojnë me një terapist të trajnuar derisa të ndihen te sigurt ne drejtimin e terapise. Edhe nëse prindërit vendosin të punojnë me një terapist, ata mund të mësojnë te punojne me femijet e tyre midis seancave të terapisë, duke permiresuar kështu aftësitë e tyre ndërsa ulin koston e terapisë.
#autizem #AutizmiAlbania #NderhyrjeHershme #TerapiAba #spekter #NevojaSpeciale #asd #asperger #esdm #AutismAlbania #EarlyIntervention #AbaTherapy #spectrum #AutismAwareness #screening #SpecialNeeds #supervision #AutismeAlbanie #InterventionPrécoce #ThérapieABA #spectre #SensibilisationAutisme #dépistage #BesoinsSpéciaux #autismus
Comments