Programet e duhura të ndërhyrjes së hershme ndryshojnë kursin e zhvillimit për fëmijët me autizem
Mosha mesatare e diagnozës për autizmin është 4 vjeç, edhe pse Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon që të gjithë femijet e moshes 18 dhe 24 muajsh duhet të kontrollohen për crregullim te autizmit dhe vonesa të tjera të zhvillimit. “Diagnoza e mëvonshme nuk përjashton trajtimin dhe përmiresimin, por realiteti është se sa më herët të fillojnë, aq më mire” - thotë Catherine Lord, Ph.D., qe drejton Qendrën e Autizmit dhe Çrregullimeve të Komunikimit të Universitetit të Miçiganit dhe kryeson Komitetin e Ndërhyrjes së Hershme në Autizëm. Arsyeja për theksimin e ndërhyrjes së hershme është e thjeshtë: neuroplasticiteti, ose aftësia e trurit për të krijuar lidhje të reja. Ndërsa kjo aftësi mbetet gjatë gjithë jetës, ka periudha të ndjeshme në zhvillimin e trurit ku truri është më i gatshëm dhe ka kapacitetin më të madh për të ndryshuar mënyrën e modelimit të tij bazuar në llojet e përvojave ndaj te cilave fëmija është i ekspozuar. Pra, ideja është që një fëmijë me autizëm ka deficite themelore që ndikojnë në informacionin që ata marrin nga bota dhe nëse ne mund ta modifikojmë atë, mund të jemi në gjendje të minimizojmë efektet e autizmit” - thotë Rebecca Landa, Ph.D., drejtor i Qendrës për Autizëm ne Institutin Kennedy Krieger. Dr. Landa dhe grupi i saj po ndjekin një grup fëmijësh të cilët filluan ndërhyrjen në moshën 2 vjeç dhe tani janë 6 vje. "Rezultatet janë kaq te dukshme dhe ndërhyrja e hershme dhe cilesore patjetër që ndryshon rrjedhën e zhvillimit. Ajo madje mund të fshijë shenjat e autizmit krejtësisht. Një studim i vitit 2007 vlerësoi fëmijët të cilët u diagnostikuan rreth moshës 2 vjeçare dhe morën nderhyrje te hershme qe perfshinte te gjitha fushat e zhvillimit. Në moshën 4 vjeç, vetëm pak më shumë se gjysma e fëmijëve plotësuan kriteret diagnostike për autizmin dhe vetëm shtatë nga 10 mbetën në spektrin e autizmit”- shprehet Dr. Lord. Në një studim tjeter të kryer nga ekipi i saj, 1 në 80 fëmijë me autizëm në moshën 2 vjeçare kishte lëvizur më lart në spektrin e autizmit deri në moshën 9 vjeç dhe rreth 20 përqind e tyre ishin zhvendosur jashtë spektrit. "Të gjithë besojnë se sa më herët të identifikojmë autizmin, aq më shumë mund ta ndryshojmë atë", thotë Dr. Lord. Por kur është herët? Për ta zbuluar, ekipi i Dr.Lord po përqendron përpjekjet tek vëllezërit e motrat e fëmijëve me autizëm, të cilët kanë një rrezik gati 20 herë më të lartë të sëmundjes krahasuar me vëllezërit e motrat e fëmijëve pa autizëm. Gjurmimi I tyre qe nga lindja dhe diagnostikimi rreth moshes 1 vecare a do të ngadalësonte apo edhe do të ndryshonte përparimin e autizmit? Studimi filloi një vit më parë, kështu që nuk ka ende rezultate zyrtare. Sidoqoftë, thotë Dr. Landa, "Ne po shohim një transformim të mahnitshëm për sa i përket aftësisë së fëmijëve për t'u angazhuar shoqërisht, për të komunikuar dhe për të luajtur - dhe një transformim të madh te prindërit." Debra Gordon Pregatiti: Autizmi Albania
#autizem #AutizmiAlbania #NderhyrjeHershme #TerapiAba #spekter #NevojaSpeciale #asd #asperger #esdm #AutismAlbania #EarlyIntervention #AbaTherapy #spectrum #AutismAwareness #screening #SpecialNeeds #supervision #AutismeAlbanie #InterventionPrécoce #ThérapieABA #spectre #SensibilisationAutisme #dépistage #BesoinsSpéciaux #autismus
Comments