Programi i trajnimit intensiv per prinderit tashme zbatohet me sukses me femije te moshes 1-5 vjec qe jetojne ne Zvicer, Austri, Gjermani, Angli, etj.
Ky program vjen si frut i pervojes me mijera femije, gjate se ciles kam mesuar, jam trajnuar, kam punuar cdo dite dhe kam perdorur cdo teknike me femijet, duke pare cdo dite pertej asaj cka eshte e shkruar, nepermjet asaj qe preket dhe shihet qartesisht perdite nga njeri femije te tjetri, duke u fokusuar ne efikasitetin e teknikave, e menyres se si e mesojme femijen, se si e keshillojme dhe drejtojme prindin ne kete rrugetim.
Nje tjeter specifike e ketij programi eshte perpjekja profesionale per ta pershtatur me kontekstin kulturor shqipfoles, qe mbart dinamika specifike te sjelljes, te gjuhes dhe komunikimit verbal dhe jo verbal.
Ky program ndihmon prinderit qe:
- kane dyshime per shenja te autizmit;
- kane tashme nje diagnoze te autizmit;
- femija ndjek nderhyrje terapeutike por prindi kerkon te aktivizohet ne terapi;
- prindi eshte duke pritur ose ne rradhe pritjeje per te marre nderhyrje.
Me kete program ne vijme t’ju ndihmojme dhe ju japim zgjidhje te thjeshte, konkrete dhe profesionale per shqetesimet tuaja dhe sfidat e prinderimit me te cilat ju perball autizmi.
Ky program ju shpjegon ne nje gjuhe te thjeshte dhe menyre te kuptueshme te gjitha hapat qe duhet te ndermerrni per te ndihmuar zhvillimin e femijes tuaj, duke ju shpjeguar hap pas hapi se cfare duhet dhe si duhet ta mesoni femijen tuaj, ju tregon me shembuj dhe raste konkrete teknikat me te cilat ju duhet ta mesoni.
Me kete program ju mesoni si te menaxhoni sjelljet e femijes, si te ndihmoni femijen te rrise komunikimin, te arrije funksionalitet te aftesive te tij, te ndihmoni femijen ne jeten e tij te perditshme, ne vetesherbim.
Ky program ndihmon te ulni stresin e prinderimit te nje femije me autizem. te shihni pozitivisht femijen dhe t’i jepni mundesi te zhvillohet ne nje ambjent qe e kupton dhe e stimulon drejt zhvillimit dhe pavaresise.
Videon e plotë e gjeni në YouTube në kanalin Autism Albania!
Na ndiqni!
#AnjezaDishnica #autizem #AutizmiAlbania #NderhyrjeHershme #TerapiAba #TrajnimiPampers #spekter #NevojaSpeciale #asd #asperger #esdm #AutismAlbania #EarlyIntervention #AbaTherapy #spectrum #screening #SpecialNeeds #supervision #PottyTraining #AutismAwareness #AutismeAlbanie #InterventionPrécoce #ThérapieAba #spectre #SensibilisationAutisme #dépistage #BesoinsSpéciaux #autismus #therapie
Comments