top of page

Pse femijet e spektrit te autizmit nuk mesojne dot ne menyre spontane? Pse duhet terapia e sjelljes?

Updated: May 6, 2021




Terapia ABA eshte nje terapi e mirezhvilluar me synim maksimizimin e te nxenurit. Ajo e drejton terapistin ne ushtrimin e atyre elementeve te domosdoshem per te rritur efikasitetin e te nxenurit tek femija me autizem. Pavaresisht se shume e gjykojne terapine ABA si jonatyrale, kjo ndodh sepse femija me autizem ka veshtiresi ne te nxene dhe disa elemente qe jane te pranishem ne cdo lloj te mesuari, tek femijet me autizem duhet te ekzagjerohen. Ndersa programi ABA vijon, nese eshte i suksesshem (ne rreth 90% te rasteve), truri i femijes ndryshon dhe gradualisht femija fillon "te mesoje si te mesoje" ashtu si bashkemoshataret tipike. Me kalimin e kohes, procesi i te mesuarit i perafrohet me shume atij "natyral". Gjeja me e trishte qe mund te beje nje prind apo nje terapist me femijen e spektrit autik eshte te iluzionoje se ai mund te mesoje njesoj sic mesojne bashkemoshataret e tij, dhe ta vendose direkt ne nje ambjent te edukimit tipik duke pritur qe femija "t'i kape" informacionet. Zhvillimi i femijeve tipike ka karakteristike thithjen e nje sasie te madhe informacioni ne nje kohe shume te shkurter. Femijet me autizem nuk jane ne nivelin e aftesive te bashkemoshatareve te tyre. Nuk ka asnje mundesi qe ata te mesojne "natyralisht" nese nuk jane pajisur me aftesite baze per te kuptuar cfare ndodh perreth tyre. Per shembull, supozoni se femija juaj eshte ne nje shkolle te pergjithshme me bashkemoshatare tipike dhe mesuesja po flet per larvat dhe fluturat. Femijet tipike i mesojne keto ne nje ore mesimi dhe krijojne interes ne lenden e caktuar mesimore, gje e cila do t'i ndihmoje te perceptojne me shume boten dhe te shkembejne eksperienca me shoket. Por, mendoni cfare aftesi paraprake duhen per te degjuar kete mesim: -Vemendje per te degjuar mesuesen -Kategorizime te insekteve dhe ushqimeve -konceptet e transformimit -Konceptet e ushqyerjes dhe gjumit -Kuptimi i ndajfoljeve (afer, mbi, rreth e rrotull) - Sekuencat/radha e veprimeve (ne fillim rrotullohet, pastaj hapet) - koha e shkuar dhe e tashme Te presesh qe nje femije pa keto aftesi paraprake te mesoje "natyralisht" eshte po aq e gabuar sa te vendosesh nje foshnje ne kete klase. Pra te gjitha perseritjet e provave, perdorimi i perforcuesve, insistimi per tu ulur ne tavoline dhe teknika te tjera qe nuk duken "natyrale" ne ABA jane rezultat i studimeve te shumta te kujdesshme mbi te nxenurin tek keta femije. Nje femije me autizem ka nevoje per vemendje intensive, te gershetuar me perdorimin e duhur dhe individual te perforcuesve per te mesuar koncepte fare te thjeshta si per shembull: "mbi" ose "brenda". Por lajmi i mire eshte se nese ky proces te mesuari kryhet ne menyren e duhur, atehere femija meson si te mesoje me shpejt dhe me sa me pak nderhyrje "jonatyrale". Nuk ka zgjidhje te shpejta, as alternativa "natyrale". Ashtu sic bebet nuk shkojne dot ne kopsht, ashtu dhe femijet me autizem nuk mund te mesojne thjesht duke qendruar me femijet e moshes se njejte kronologjike. Femijet me autizem duhet te udhehiqen ne zhvillimin e gjuhes se pershtatshme, lojes dhe aftesive sociale dhe nuk duhet te kalojne tek aftesite e tjera pa pervetesuar ato me pare. Pergatiti: Autizmi Albania

Comments


  • YouTube
  • TikTok
  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Anjeza Dishnica
inkubator mësimi

autizmi - ali

© 2020 by Anjeza Dishnica

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko Konsulte falas

Pyet për çdo gjë

Faleminderit per dergimin!

Do pergjigjemi sa me shpejt!

bottom of page