Pse mosha 2 deri 7 vjeç ka shumë rëndësi për zhvillimin e trurit.Kur Ajnshtajni ishte fëmijë, askush
- Anjeza Dishnica ali
- Aug 18, 2021
- 2 min read

Pse mosha 2 deri 7 vjeç ka shumë rëndësi për zhvillimin e trurit
Kur Ajnshtajni ishte fëmijë, askush s’priste kontributin e jashtëzakonshëm që ai do jepte në shkencë. Zhvillimi i tij gjuhësor ish aq i vonuar, sa prindërit e tij e çuan te mjeku. Motra e tij rrëfeu se Ajnshtajni "kishte aq shumë vështirësi me gjuhën saqë të tjerët rreth tij kishin frikë se ai s’do ta mësonte kurrë".
Si evoluoi ky fëmijë nga vonesat zhvillimore në shkenctarin Ajnshtajn?
Një pjesë e përgjigjes simbolizohet në 2 dhurata që Ajnshtajni mori nga prindërit të tij kur ishte 5 vjeç. Babai i dha një busull. Për Ajnshtajnin, ishte një pajisje misterioze që i ndezi kuriozitetin në shkencë. Nëna i dha një violinë. Këto dhurata sfiduan trurin e Ajnshtajnit në kohën e duhur.
Truri i fëmijëve zhvillohet në shpërthime të quajtura periudha kritike. I pari fillon rreth moshës 2 vjeç, i dyti në adoleshencë. Në fillim të këtyre periudhave, numri i lidhjeve (sinapseve) midis qelizave të trurit (neuroneve) dyfishohet. Fëmijët dyvjeçarë kanë dy herë më shumë sinapse sesa të rriturit. Për shkak se këto lidhje midis qelizave të trurit janë aty ku ndodh të mësuarit, dy herë më shumë sinapse i mundësojnë trurit të mësojë më shpejt se në çdo kohë tjetër të jetës. Prandaj, përvojat e fëmijëve në këtë fazë kanë efekte të qëndrueshme në zhvillimin e tyre.
Periudha e parë kritike e zhvillimit të trurit fillon rreth moshës 2 vjeç dhe përfundon rreth moshës 7 vjeç. Ajo është mundësia e parë për të hedhur themelet për një edukim tërësor për fëmijët. Maksimizimi i kësaj periudhe kritike kërkon nxitjen e dashurisë për të mësuar, përqëndrimin në gjerësinë në vend të thellësisë dhe kushtim vëmendje ndaj inteligjencës emocionale.
Përvojat e pasura nga loja në artet dhe marrëdhëniet formojnë rrënjësisht zhvillimin e një fëmije të vogël.
#autizem#AutizmiAlbania#NderhyrjeHershme#TerapiAba#spekter#NevojaSpeciale#asd#asperger#esdm#AutismAlbania#EarlyIntervention#AbaTherapy#spectrum#AutismAwareness#screening#SpecialNeeds#supervision#AutismeAlbanie#InterventionPrécoce#ThérapieABA#spectre#SensibilisationAutisme#dépistage#BesoinsSpéciaux#autismus#AnjezaDishnica
Comments