Pse nderhyrja e hershme?
- Anjeza Dishnica ali

- Nov 4, 2019
- 1 min read
Updated: May 6, 2021
Cdo prind qe ka mesuar se femija i tij ka ose mund te kete crregullim te spektrit te autizmit shqetesohet per ate cka vjen me pas. Asnje prind nuk eshte i pregatitur te degjoje qe femija i tij ka ose mund kete nje diagnoze autizmi dhe kjo shfaq mjaft ankth dhe frike, pasiguri per menyren se si do ta ndihmoje femijen dhe perzgjedhjen e trajtimit efikas.
Autizmi shfaqet si nje crregullim qe e shoqeron femijen pergjate jetes, por sot ka trajtime te cilat e ndihmojne femijen te mesoje aftesi te reja dhe te zhvillohet ne shume fusha. Procedurat diagnostikuese shpesh “humbasin” kohen me te mire per nderhyrje nderkohe qe paralelisht me procedurat duhet keshilluar trajtimi I hershem sapo vihen re sjellje shqetesuese dhe nje zhvillim jotipik i femijes ne komunikimin funksional ( te tregoje me gisht, te perdore vokale per te komunikuar, te perdore fjale eprt e shprehur nevojat apo deshirat), ne nderveprimin social dhe gjuhen e kuptuar ( te zbatoje komanda ne dhe jashte kontekstit). Studimet shkencore dhe ekperienca praktike kane treguar se nderhyrja e hershme zbut ndjeshem simtomat e autizmit dhe rrit shanset per nje sukses te metejshem te nderhyrjes. Edukimi i prinderve rreth autizmit dhe metodave te trajtimit bazuar mbi te dhena te matshme te efiaksitetit te tyre, mbeshtetja e prinderve ne programin e nderhyrjes, transparenca profesionale e progresit ne ecurine e femijes dhe nderhyrja cilesore mbeten faktoret vendimtare per te realizuar objektivat e pritshem per femijen me autizem.
Pregatiti: Autizmi Albania


Comments