top of page
Writer's pictureAnjeza Dishnica ali

Pse ndërhyrja e hershme për fëmijët me autizëm


Përvoja ime mbi 20-vjeçare me autizmin më ka treguar se ndërhyrja e hershme ka më shumë gjasa të ketë efektet më të mëdha pozitive afatgjata në simptomat dhe aftësitë përgjatë jetës

Ndërkohë që shumë fëmijë me autizëm të diagnostikuar ose jo, por të patrajtuar, rreth moshës 5 vjeç shfaqin problematika të theksuara të sjelljes, nivel mjaft të ulët zhvillimi, mungesë funksionaliteti të aftësive bazike (mbajnë ende pampers), mungesë komunikimi funksional dhe verbal, ku dhe nëse fëmija ka fjalë apo fjali, nuk i përdor funksionalisht

Çrregullimi i spektrit të autizmit mund të diagnostikohet tek fëmijët ende pa mbushur 2 vjeç. Shumë fëmijë, zhvillimi i të cilëve duket tipik në vitin e parë, fillojnë të regresohen pa mbushur 2 vjeç

Ndërhyrja e hershme realizohet që në moshën 2 vjeç, pasi kaq hershëm truri i fëmijës është ende duke u formuar, është më "plastik" ose i ndryshueshëm se në moshë më të madhe. Prej plasticitetit më të madh, edhe trajtimi ka maksimumin e shansit për të qenë sa më rezultativ

Gjithashtu fëmija që trajtohet në moshë kaq të hershme, menaxhohet edhe në sjellje dhe edukohet me një mënyrë të mësuari që e ndihmon zhvillimin e tij dhe mundëson progresin cilido qoftë ai, i madh apo i vogël, por nuk lejon fëmijën të regresojë

Ndërhyrja e hershme i jep fëmijës mundësinë më të mirë për t'u zhvilluar në potencialin e tij të plotë

Prandaj sugjeroj fillimin e ndërhyrjes së hershme sapo fëmija i vogël diagnostikohet ose dyshohet seriozisht me autizëm



53 views

Recent Posts

See All

コメント


bottom of page