Pse prindi duhet te kerkoje ndihme kur veren veshtiresi tek femija i tij?
Femijeria e hershme (12 -36 muajsh) eshte nje periudhe zhvillimi e femijes ne fushat e: komunikimit, nderveprimit social dhe lojes. Ky zhvillim nxjerr ne pah gjithe aftesite e femijes per te kuptuar dhe mesuar ne menyre spontane nga ambjenti familjar dhe social. Kete spontanitet femija e shfaq duke qene i pranishem dhe duke reaguar ndaj stimujve verbale dhe njohes qe ambjenti i ofron.
Nese prindi veren se pergjate ketij zhvillimi te natyrshem ( tipik) femija shfaq mungesa apo veshtiresi te shprehura ne formen e: mospranise dhe reagimit ndaj komandave, veshtiresive te nderveprimit, mungeses se gjuhes se shprehur dhe lojes sociale, duhet te drejtohet tek profesioniste te fushes.
Identifikimi i veshtiresive qe paraqet femija nuk eshte nje diagnostikim, por nje mundesi per prindin per te kuptuar veshtiresine e femijes dhe cka eshte me e rendesishmja te njohe menyren se si te ndihmoje dhe nxise zhvillimin e tij. Anjeza Dishnica
Comments